1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Bekim Shehu17 Prill 2004

Temë qendrore në gazetat e sotme të Prishtinës është takimi i djeshëm i ministrave të jashtëm të BE-së në Irlandë

https://p.dw.com/p/As11

E perditshmja kosovare Koha Ditore, ne faqen e pare te saj shkruan se shefat e bashkimit evropian thone se eshte heret te diskutohet per statusin e Kosoves pas vales se dhunes. Me kete titull te madh, kjo gazet hap numrin e saj, duke njoftuar per takimin e djeshem joformal te ministrave te jashtem te BE-se, ku u diskutua edhe per Kosoven. Ne kete takim ka pasur shume mendime te shprehura se si duhet te vazhdohet procesi politik ne Kosove, por shkruan gazeta ka mbizoteruar mbeshtetje e te gjitha shteteve anetare per procesin qe kerkon impelmentimin e standardeve para se te niset ceshtja e statusit. Per te njejtin takim te ministrave te jashtem te BE-se, nderkaq, shkruan edhe gazeta Zeri, ne te cilen thuhet se Bashkimi Evropian perkrah propozimin britanik per listen e kosovareve te padeshiruar ne Evrope. Qeverite e ketyre vendeve thuhet se perkrahin iden e Britanise se Madhe per ndeshkimin me ndalim udhetimi ne territorin e tyre te shqiptareve te cilet do te emerohen si fajtore per dhunen e marsit ne Kosove. Burimet evropiane scarojne se vendimi per hartimin e listes nuk pritet para takimit formal te ministrave te jashtem qe do te mbahet ne Luksemburg me 26 prill. Sipas ketyre burimeve shkruan gazeta Zeri, ne kete liste nuk do te kete personalitete shqiptare te rangut te larte politik ne Kosove. Nderkohe nje e perditshme tjeter e ketushme Bota Sot, citon komandantin e forcave paqerujatese gjeneralin Holger Kamerhof I cili thote se siguria ne Kosove eshte pergjegjesi e te gjitheve sepse ajo nuk mund te arrihet vetem nga ushtaraket. Nderkaq ne komentin e gazetes thuhet se qendrimi ndaj 17 marsit dhe kembengulja e bashkesise nderkombetare per tu dhene autoresi kolektive ketyre ngjarjeve vetem e shumfishon fajin e bashkesise nderkombetare. Gazeta tjeter e ketushme Epoka e Re, ne nje titull te madh shkruan se te kenaqur me UNMIK-un jane vetem 25 % e qytetareve te Kosoves. Ne shtator te vitit 2002 sipas kesaj gazete kjo perqindje ka qene 63,8 %, mirepo ne mars te vitit 2004 kjo perqindje ka shenur renje. Nje e perditshme tjeter e ketushme Kosova sot, nderkaq, shkruan "Cmimi I trazirave te marsit, Kosova humb rreth 12 milion euro. Kete shifer gazeta e bazon ne te dhenat e komisionit nderministrore te cilat flasin se gjate trazirave ne 17 komuna jane shkaterruar ose demtuar 610 shtepi, tri shkolla dy objekte shendetesore dhe kater objekte publike. Ne keto te dhena nuk jane perfshire objektet fetare.