1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj20 Maj 2004

Çdo propozim që Drashkoviqi e bën me bashkëpuntorin e vet kryeministrin Koshtunica, nga të gjitha palët e interesuara, duhet të trajtohet me dyshim të thellë

https://p.dw.com/p/As0S
“A do ta mashtroje Beogradi Washingtonin”? Keshtu pyet ne kryetitullin e veshtrimit autorial botuar ne “Koha Ditore” analisti amerikan, Janosz Bugajski per te analizuar ne vijim se “ Gjate karrieres se
vet, politika e vetme qe Drashkoviqi vazhdimisht e ka mbeshtetur eshte qe nje Serbi e madhe te kete kontrollin mbi Kosoven. Prandaj, cdo propozim qe ai e ben se bashku me bashkepunetorin e vete, kryeministrin Koshtunica, nga te gjitha palet e interesuara, duhet te trajtohet me dyshim te thelle, si motive ashtu edhe strategjia”.
Bugakjski shkruan se “Ne vend te perfshirjes serioze bisedimet per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se statusit, ne menyre qe te dyja, edhe Serbia edhe Kosova te mund te ecin perpara, Beogradi haptas ka leshuar mjetet e lojes se re per te penguar progresin e dy shteteve ne institucionet evropiane dhe transatlantike”.
“Zeri” ne editorialin me titull “ Shterrja e ideve te mira”, fillimisht analizon se “ Konkludimi I perbashket I te gjithe faktoreve relevante ne Kosove dhe jashte saj qe preokupohen me Kosoven, pas trazirave te marsit, ishte se duhet bere ndryshime te medha organizative dhe konceptuale kendejpari, ne menyre qe shoqeria kosovare te pergatitet per fazen e
adresimit te statusit”.
Nese, sipas “Zerit:”, “ tani, nga perspektiva e kesaj dite maji, dy muaj e me shume pas trodnitjes se marsit, analizojme se cfare eshte bere ne
nderkohe, pos tjerash, do te mund te konstatojme nje disporpocion midis atij perkushtimi te fundmarsit per ndryshime dhe sendertimit te tyre”.
Kurse “Bota Sot” ne temen e rritjes se hapesirave te brendshme integruese te Kosoves, nder te tjera veren se “Lideret e Kosoves, sikurse gjithnje, edhe ne veprimtarine e tyre te ketyre koheve te fundit po demonstrojne sinqeritetin e tyre te deshmuar per krijimin e hapesires se
perbashket, te integruar te Kosoves per te gjithe qytetaret pavaresisht nga perkatesia e tyre. Si gjithnje ata po I japin perparesi integrimit te
brendshem te pakices serbe ne jeten dhe ne shoqerine e Kosoves me nje vetedije te re, me vetedijen e qytetareve te Kosoves”.
“Drejt kujt po shkon Kosova”, pyet ne editorialin e numrit , “Kosova Sot”, sipas te ciles ,” Megjithese, tingellon absurde, kjo ka vetem nje pergjigje. Veprimi si keto me suift kodin dhe privatizimin nuk te cojne askund tjeter, vecse te perfshijne nen ombrellen se Serbise”.
Gjithnje sipas “Kosoves Sot”: “ Ata qe jane duke manipuluar me nisma te tilla duket se nuk e kane kuptuar se Kosoven nuk mund ta lidhe asgje me shtetin fqinj. E shkuara nuk mund te kthehet me, as me suift kode, apo gjera te tjera”, komenton “Kosova Sot”.
“Epoka e Re” ne rubriken politike thekson se “Tribalizimi i institucioneve I hap shteg fenomenit tjeter: korrupsionit brenda tij. Drejtuesit e institucionit duke futur lidhje farefisnore brenda I krijojne vetes hapesire te lire per keqperdorime”.
E perditeshmja “Pavaresia”, ne temen e vazhdimit te mandatit te kryeadministratorit te tanishem te Kosoves, shkruan se ‘Vazhdimi I permendur i mandatit te tij tashme eshte peng I qendrimit te diplomacies nderkombetare qe te mos krijohet vakum ne administarimin e Kosoves”.