1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

20 Qershor 2004
https://p.dw.com/p/Arzr


"Koha Ditore" numrin e hap me njoftimin per punimet e djeshme te Kuvendeve zgjedhore te LDK-se dhe te AAK-se. Lidhur me kete, gazeta ne titullin e madh hapes shkruan " Rugova po hyn ne vitin e 16 -te te udheheqjes se LDK-se, Haradinaj ne te 4-in te AAK-se" Gazeta shton se " Derisa Rugova eshte zgjedhur me aklamacion dhe pa asnje lloj votimi prej LDK-se, Ramush Haradinaj kishte sjellur edhe KMDNJ-ne per ta monitoruar votimin ne kuvendin e AAK-se".

"Koha Ditore" komenton se "Rizgjedhja e ketyre dy politikaneve ne krye te partive te tyre ka shenuar vazhdimin e praktikave, pothuajse sikur edhe ne te gjitha partite e tjera kosovare. Ne fakt, deri sot, asnje parti serioze politike ne Kosove nuk ka ndryshuar, ende liderin e saj". Ndersa ne editorialin e numrit te gazetes ne fjale komentohet emerimi i shefit te ri te UNMiK-ut me vleresimin se "Anani vendosi qe ta emeroje ish - njeriun e OKB-se dhe diplomatin e BE-se ne Maqedoni si shef te misionit me te madh qe OKB-ja ka ne bote, ate te Kosoves. Dhe ky presion i Solanes u be sepse eshte pikerisht OKB-ja, per dallim nga Washingtoni dhe Bruxeli, ajo qe e ka aq zor ta pranoje faktin qe ketyre dy qendrave duhet dhene shume me teper hapesire ne Kosove…Sidoqofte, qe te mos leme shume vend per spekulime te metejshme, per Sore Jessen - Petersenin, duhet te pajtohemi qe ky eshte njeriu i Solanes…", konkludon "Koha Ditore".

Gazeta "Bota Sot" ne rubriken politike shpalos platformen e Partise Nacionale Demokratike Shqiptare per zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Kosove duke nenvizuar fillimisht se "pa opozite te mirefillet ne Kosove nuk mund te kete demokraci te qendrueshme" se, "Mungesa e koncepteve opozitare sot ne Kosove, mungesa e asaj opozite qe do te ofronte alternativa te tjera me joshese se ato te UNMiK-ut dhe Qeverise se Kosoves, po demton gjithe perpjekjen ne Kosove per nje jete me te mire te qytetareve te saj". Artikullshkruesi analizon se " Partia Nacional Demokratike Shqiptare do ta aktivizoje, orientoje dhe do ta pershepejtoje gjithe potencialin e vet qe ka, ne menyre qe sa me shpluar ta demaskoje kexhmenaxhimin, keqperdorimin, mashtrimin, korruspionin dhe vjedhjet, qe po behen ne Kosove. PNDSH-ja konsideron se sot ne Kosove ka me shume korrupsion, mashtrim dhe keqmanaxhim sesa qe kjo po ndiqet, zbulohet dhe po u behet me dije qytetareve te Kosoves".