1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

2 Korrik 2004
https://p.dw.com/p/Arzf

"Bota Sot" ne editorialin e numrit , duke shenuar katermbedhjete vjetorin e shpalljes se Deklarates se Pavaresise se Kosoves nga ana e Kuvendit te atehershem te Kosoves, nder te tjera shkruan se " Kombi shqiptar i Kosoves dhe e gjithe Shqiperia, ne gjithe hapesiren e saj etnike, kane sot kremten e madhe te katermbdhjetevjetorit te pavaresise se Kosoves. Kjo e kremte e madhe i ka themelet ne 2 Korrikun e vitit 1990, kur Kuvendi i Kosoves shpalli boterisht Deklaraten e Pavaresise se Kosoves". Gazeta thekson se "…populli i Kosoves, ne katermbdhjetvjetorin e pavaresise, duke perseritur edhe nje here fuqimisht vendosmerine e tij per realizimin e shtetit te Pavarur dhe Sovran te Kosoves, iu ben thirrje ndergjegjeve te fuqive vendimarrese qe, pa asnje vonese te metejshme, te njohin zyrtarisht pavaresine e Kosoves, duke iu hapur rrugen e se ardhmes Kosoves dhe Gadishullit ilirik".

Me veshtrimin autorial te Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-se botuar ne numrin e sotem te "Kohes Ditore", kalojme ne aktualitetin kosovar, per te cilin artikullshkrusi thekson se " Ajo qe ne bejme ose vendosim sot, nuk na perket vetem neve, dhe nuk eshte e zakonshme, nuk eshte, thjesht, politike e dites. Pasojat apo te mirat e ketyre veprimeve apo politkkave, do ti vuajne apo gezojne me se shumti brezat qe vijne. Kosova qe ne po mundohemi ta krijojme sot eshte histori e se ardhmes, per te cilen ne duhet te luftojme si burra shteti dhe jo si njerez te zakonshem".

"Zeri", serish ne komentin redaksional te numrit, duke riaktualizuar ceshtjen e kompetencave per institucionet e Kosoves, pyet " Cfare ndodh kur kosovaret, pasi qe i kane marre kompetencat prej UNMiK-ut ne lemite e caktuara, nuk jane ne gjendje te merren vesh ne mes vete se si ti ushtrojne keto kompetenca"? Gazeta sqaron se "… nese per pak caste supozojme qe UNMiK-u dhe Perendimi jane pajtuar qe Qeveria e Kosoves te kete Ministrine e Rendit, ne rrethanat e tanishme, me kete shkalle te mungeses se bashkepunimit midis partive dhe lidereve kryesore te Kosoves, mund te paramendojme qe pala kosovare nuk do te arrinte te dilte me nje propozim te perbashket se kush do te mund te ishte minister i rendit. Me gjase, edhe ne kete rast, autoritetet vendore do te detyroheshin te kerkonin ndihmen e UNMiK-ut". Komenton "Zeri".

"Epoka e re" ne rubriken politike boton intervisten me shkrimtarin dhe politikanin Sabri Godo, sipas te cilit " Fati i Kosoves varet nga vete shqiptaret e Kosoves".

"Kosova Sot" ndersa duke e qel numrin me temen per sfidat e procesit te privatizimit ne Kosove, konstaton me skeps se " Ashtu sic parashihej, ashtu edhe po ndodh. Per privatizimin nuk flet askush me. Pasuan disa deklarata, reagime, kunderthenie, premtime dhe… ASGJE! Ska raund te trete te tendereve, ska shitje te ndermarrjeve shoqerore…Procesi i bllokuar dalengadal po bartet drejt vitit tjeter".

E perditeshmja "Pavaresia", gjithnje ne kontekst te thyerjeve sociale ne Kosove veren se " Nese nuk merren masa te shpejta dhe adekuate, gjendja e pergjitheshme ne Kosove do te rezultonte me perkeqesim te metejm te nivelit te papunesise, vellimit te investimeve, indeksit te cmimeve etj.".