1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

11 Korrik 2004
https://p.dw.com/p/ArzV

"Kosovaret do ta percaktojne statusin final te Kosoves. Zgjidhja per statusin perfundimtar te Kosoves eshte diku ne Kosove dhe kosovaret jane ata qe me punen e tyre duhet te bejne burokratet ne Washington, Paris e Londer ti sqarojne shume paqartesi rreth kesaj ceshtjeje". Keshtu shkruan "Koha Ditore" ne kryeartikullin e numrit duke iu referuar Konferences ne temen " Kosova 5 vjet pas: Cfare agjende per te ardhmen" e cila dje i mbaroi punimet ne Prishtine. Gazeta, vec tjerash me kete rast i referohet fjales se perfaqesuesit te UNMiK-ut dhe keshilltarit per standarde i Perfaqesuesit Special te Sekretarit te Pergjithshem, Carne Rosss, i cili duke shprehur qendrimin personal , ka thene se " Sa me gjate qe po jetoj ne Kosove aq me forte po me qartesohet idea se zgjidhja e ceshtjes se statusit final nuk do te gjindet ne KS te OKB-se,Washington, ose Paris, apo edhe ne Beograd, por ketu". Ai ka shtuar se " Propozimi im eshte qe njerezit ne Kosove ta gjejne vete zgjidhjen. Me kete po mendoj filloni te prodhoni pergjigjet per pyetjet qe ekzistojne ne kokat e atyre burokrateve ne Paris, Londer e Washington, dhe te mos harrojme Mosken dhe Pekinin gjithashtu".

Nderkaq, gjithnje sic shkruan "Koha Ditore" nje ceshtje me rendesi qe do te ndihmonte per te definuar statusin final, sipas Ross, eshte se si shqiptaret do te gjejne menyrat tua mundesojne serbeve dhe komuniteteve tjera te vogla te jetojne ne paqe dhe te trajtohen ne menyre te duhur". Por, Ross ka shtuar se " serbet nuk kane besim te institucionet e tashme kosovare se ato do ti mbrojne te drejtat e tyre…Nuk ka nje marreveshje pajtimi me serbet".

Ndersa ne editorialin e numrit te se perditeshmes se siperpermendur qe mban titullin "Evropa e Mesme dhe Kosova" autori fillimisht pyet :" Pse vjen propozimi i Austrise me Polonine, Cekine, Sllovakine, Sllovenine dhe Hungarine per Kosoven ne kete cast"? Duke akceptuar ne kete plan detyrimet e udheheqjes se Kosoves, komentatori i "Kohes Ditore" shtron pikepamjen se ata duhet " Te ulen ne tryeze dhe te trajtohen te gjitha aspektet e interesave kosovare dhe propozimeve e mundesive per bashkepunim dhe intensifikim te investimeve qe nga keto vende vazhdojne te vijne drejt Evropes Juglindore dhe Kosoves. Eshte koha e fundit dhe rasti i mire qe politika kosovare ta kuptoje qe shprehja Evrope e Mesme, e cila per kohe te gjate qendronte prapa perdes se hekurt te komunizmit dhe periudhes se transicionit, tashti eshte nje realitet, i cili eshte i afert, mbase me i aferti fizikisht per Ballkanin. Dhe sidomos per Kosoven me kaq shume probleme te te gjitha natyrave".

Shtypi i Kosoves vazhdon te komentoje perpjekjet e Kuvendit te Kosoves me berjen e Kushtetutes se Kosoves. Lidhur me kete, "Bota Sot" ne veshtrimin me titull"Kushtetuta pa kornize - themel i pavaresise", nder te tjera analizon se "Me Kornizen Kushtetuese eshte veshtire te behemi gati per zgjedhjet e ardhshme parlamentare e presidenciale, sikurse eshte veshtire ti krijojme konturat e shtetit, ndersa synimi i te gjithe shqiptareve eshte ti krojojme konturat e shtetit dhe te behemi gati per pavaresi, qe eshte nje process i pashmangshem. Kushtetuta pa kornize eshte nje nga shtyllat e shtetesise dhe te pavaresise se Kosoves" konkludon komentatori i "Botes Sot".