1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

5 Korrik 2004

Komentet e gazetave të sotme në Gjermani i kushtojnë vëmëndje themelimit të partisë së majtë, një lëvizje e re kjo e krijuar në fundjavë nga të majtët e shkëputur prej socialdmeokratëve, sindikalistë dhe antarë të lëvizjes së majtë Atak. Aleanca ka për qëllim të intensifikojë luftën kundër politikës për shkurtimet në sistemin social. Nga politika e jashtme botohen komente mbi procesin kundër ish-presidentit serb Milloshevic në Tribunalin e Hagës.

https://p.dw.com/p/Arza

Gazeta Hessische/Niedersächhsische Allgemeine që botohet në Kasel vëren:

"Socialdemokratët në fakt e kanë të vështirë që t´i përballojnë reformat e përcaktuara në projektin e tyre "Agjenda 2010". Partia po rënkon nga barra që i ka rënë, aq më tepër që reformat janë të dhimbshme dhe prekin kryesisht pjesën e elektoratit të socialdemokratëve. Pasoja është një frymë negative në bazën e partisë që luhatet mes depresionit dhe indinjatës. Alernativa elektorale e sapokrijuar do ta shfrytëzojë këtë boshllëk duke tërhequr të zhgënjyerit dhe të larguarit nga radhët e socialdemokratëve. Për këtë ajo mbështetet tek mjetet deri më sot të zakonshme të të gjithë populsitëve: shumë premtime dhe pak ide konkrete për financimin e tyre, kritikë masive dhe pothuajse aspak alternativë të qëndrueshme."

Në gazetën e Potsdamit "Märkische Allgemeine" lexojmë:

"Stanjacioni ekonomik po hyn tashmë në vitin e katërt, partitë e etabluara janë përçarë gjatë debateve për reformat dhe kanë humbur ndjeshëm besimin. Duket se terreni është mëse i përshtatshëm për joshësit e cdo lloj kolori, të cilët japin përgjigje të thjeshta për cështje të komplikuara. Kushte ideale këto për krijimin e një partie të re socialdemokrate të majtë. Por megjithatë ky projekt nuk ka shanse për sukses. Një parti, ose lëvizje, përgjigja e vetme e së cilës ndaj politikës së reforma është mjaft me to, ka një problem të madh me kredibilitetin."

Në numrin e sotëm të "Osnabrücker Zeitung" shrkuhet:

"Partia e majtë e krijuar nuk mund t´i bëjë konkurrencë serioze partisë socialdemorate. Kjo pasi idetë e programit të saj dhe kapaciteti i personelit lënë mjaft për të dëshiruar. Gjithashtu përvoja na mëson, se ish-disidentët nga partitë e konsoliduara që themelojnë të tilla lëvizje dështojnë shumë shpejt. Njëkohësisht për socialdemokratët ekziston reziku që në zgjedhjet e ardhshme të humbasin vota të rëndësishme. Eshtë e qartë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 socialdemokratët dhe koalicioni i tyre aktual e ka shumë të vështirë të ruajë shumicën. Ndaj do të nevojitet cdo votë, si rjedhojë partia e re e majtë krahas partisë së socializmit demokratik do të jenë si forca ekujlibruese, edhe nëqoftëse këto të fundit nuk do të marrin shumë vota."


Në fundi në pasqyrën e shtypit vecojmë edhe pjesë nga artikulli i gazetës "Die Welt" mbi procesin kundër ish-presidentit ser Sllobodan Milloshevic. Sot në Tribunalin e Hagës filloi seanca e mbrojtjes së Milloshevicit.

Në pjesën e parë të artikullit me titull "Milloshevici e konsideron veten Mandela serb" autorja Slavenka Drakulic analzion gjendjen e Milloshevicit gjatë viteve të burgut në Sheveningen, ku ai ka jetuar pothuajse i harruar prej botës. Ndërsa procesi kundër tij është ndërprerë herë pas here për shkak të gjendjes shëndetësore. Duke qenë në gjendje jo të mirë shendetësore dhe në moshë të thyer Milloshevici preokupohet dhe vret mendjen për mënyrën se si do të mbrohet, për familjen e tij si dhe për fatin e vendit të tij. Milloshevici ka ndryshuar si nga gjendja psiqike ashtu edhe nga ajo fizike. Gjatë tri viteve në burg atij i janë zbardhur plotësisht flokët dhe gjithnjë e më shumë trupi i tij po kërruset... Por një gjë nuk ka ndryshuar tek ai, ai vazhdon të jetë cinik, ndonëse kohët e fundit prezantohet gjithnjë e më pak agresiv. Autorja në pjesën e dytë të artikullit shkruan: Në rastin e Milloshevicit fjala "mbrojtje" nuk është e qartë. Gruaja e tij Mira është shprehur, se ai nuk ka nevojë të mbrohet, sepse
është i pafajshëm. Miloshevici sipas saj do të thotë të "vërtetën"... Nisur nga ato që ka thënë deri më sot Milloshevici në gjyq ajo ka të drejtë. Të mbrohesh do të thotë të kesh mundësi ta njohësh fajin dhe të pranosh akuzën. Pikërsiht kjo nuk ndodh në ratsin e Milloshevicit. Për të perocesi nuk ëhstë gjë tjetër vecse një shou. Ai është i bindur, se është i dënuar paraprakisht. Do të ishtë marrëzi pra të mbroheshe në një situatë të tillë. Për të është e rëndësishme tani që ta shvleftësojë procesin në një shembull të gjyqit politk dhe të formulojë sipas tij të "vërtetën" mbi rolin e tij në luftrat ballkanike. E pra nga perspektiva e tij ai dhe vendi i tij është viktimë e një komplloti të fuqive të mëdha. E meqënëse ai shpesh herë e ka theksuar këtë, është e qartë se si do të mbrohet Milloshevici. Ai e tepron me pretendimin se është Nelson Mandela i Ballkanit, si një luftëtar për lirinë e popullit të tij. Pa dyshim që ai do ta mohojë, pjesëmarrjen personalisht në urdhërat për krimet e luftës. Ndoshta është edhe e vërtetë ajo që thonë, se Milloshevici nuk guxon të vrasë një mizë. Megjithatë
në Hagë përvec qëndrimeve personale të ish-dikatorit shqyrtohet politika e tij vrasëse. Dëshmitë që e rëndojnë atë janë të shumta."