Pasqyra e shtypit gjerman të së shtunës | Studimi në Gjermani | DW | 11.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman të së shtunës

Parlamenti Gjerman, Bundestagu e ashpërsoi të drejtën për t'u mbledhur dhe direktivat penale për nxitje të popullit, në mënyrë që shteti të veprojë në mënyrë më efektive kundër ekstremistëve të djathtë. Kjo është një temë e rëndësishme komentesh të gazetave të përditshme gjermane. Vec kësaj, ato trajtojnë formimin e qeverisë në Shlesvig-Holstein.

Për temën e parë, gazeta SÜDDEUTSCHE ZEITUNG që del në Mynih shkruan:

"Nga shqetësimi,se nazistët mund të marshojnë para qendrave përkujtimore të viktimave të nazizmit, partitë unioniste dhe qeveria u bashkuan në një aleancë për një qëllim, për të mbrojtur të paktën këta sektorë të ndjeshëm. Kjo nuk do të kalojë pa grindje për faktin se cilat vende prek kjo. Edhe rezervat e liberalëve se këtu sharrohen të drejtat bazë, nuk janë për t'u hedhur poshtë. Megjithatë, këto ndryshime ligjore janë të drejta. Demokracia duhet të jetë në gjendje të mbrohet kundër kundërshtarëve të saj, përndryshe fundi i saj është i parashikueshëm."


Gazeta NÜRNBERGER NACHRICHTEN konstaton:

"Se sa efekt ka "instrumenti i ri", me të cilin Bundestagu pajisi forcat e rendit, kjo do të dalë në pah para gjyqeve, në fund të fundit në instancën e fundit në Karlsruhe. Pushteti gjyqësor e ka në dorë, nëse ligji kthehet në një armë të mprehtë apo të mpirë. Në rastin më të keq, proceset gjyqësore të pritshme mund të cojnë në turpërim të shtetit juridik, në rastin më të mirë ato mund të shërbejnë edhe si inkurajim: nëse gjykatësit kushtetues do ta mbështesnin pushtetin legjislativ në cështjet e së drejtës për t'u mbledhur, atëherë Bundestagu dhe Këshilli Federal mund të provonin për herë të dytë të paraqisnin lutje për ndalimin e Partisë ekstremiste të djathtë Nacionaldemokratike Gjermane."

Në mënyrë më kritike i vlerëson gazeta NEUES DEUTSCHLAND që del në Berlin risitë ligjore:

"Rreziku nuk vjen nga mbledhjet publike kundër demokracisë kushtetuese, por nga minimi i tyre. Për këtë,legjislativi ofron si të thuash vetë një ndihmesë, kur u vu pikëpyetje kollonave mbajtëse. Reagimet e ndjeshme të lëvizjës së të drejtave të qytetarëve tregojnë merak për "pasojat anësore" të ashpërsimit të një ligji. Jo vetëm anatemimi i vazhdueshëm i kundërdemonstruesve nga politika e konsoliduar tregon tolerancën e saj në cështjen e së drejtës së mbledhjes. Dhe projektet e para të ligjit nuk e fshehën synimin, për të krijuar mundësinë e kontrollimit edhe të aktiviteteve të tjera përvec atyre të neonazistëve."

Dhe gazeta që del në Erfurt, THÜRINGER ALLGEMEINE shpjegon:

"Nëse demokratët do të kishin treguar më shumë kurajo qytetare, radikalëve të djathtë do t'u kishte ikur me kohë dëshira për të dalë në rrugë se do të fishkëlleheshin nga të gjitha palët. Në vend tw kësaj, shteti e sheh veten në një pozitë emergjente, kur i duhet të veprojë ai si zëvendësues përmes një ashpërsimi të së drejtës për t'u mbledhur dhe të së drejtës penale. Pasoja është një cmenduri e plotë. Pasi gjermanëve iu kthyen të drejtat e tyre bazë të minuara në mënyrë radikale nga regjimi nacionalsocialist, ata i tredhin vetë këto të drejta 60 vjet më vonë, për të mbrojtur të paktën qendrat përkujtimore për viktimat e barbarisë naziste nga fyerja dhe tallja."

Ndërrojmë temë: gazeta FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG e kthen vështrimin në përfundimin e negociatave të koalicionit për të formuar qeverinë në landin e Schlesvig-Holsteinit:

"Kuq e Gjelbër e quan formimin e ri të aleancës së përbashkët, të zgjeruar më durimin e Partisë së Minoritetit Danez SSW, një aleancë reformatore. Edhe kjo është një pjesë e vështirë. Cfarë ka bërë Partia Socialdemokrate që prej fitores më 1988, cfarë ka bërë koalicioni Kuq e Gjelbër në vitet e kaluara në Schleswig-Holstein? Në përgjithësi, ajo që aleanca e tyre kupton me reformë politike do të thotë vetëm një gjë: shteti do të shpenzojë më shumë para dhe do të marrë më shumë borxhe."

BERLINER ZEITUNG thotë përmbledhtazi:

"Heide Simonis i futet në legjislaturën e saj të katërt si kryeministre landi edhe njëherë një rreziku të lartë politik. Me vetëm një votë pro qeveris qeveria e minoritetit, e cila durohet nga partia e vogël e danezëve. Por rreziku i dështimit është më pak partia e danezëve. Rreziku është në radhët e socialdemokratëve. Nëse zgjedhjet në landin e Nordrajn-Vestfalisë do të përfundojnë me humbje për socialdemokratët dhe nëse shanset që ata dhe të gjelbrit t'i fitojnë edhe njëherë zgjedhjet parlamentare më 2006, edhe në landin e Schleswig-Holsteinit do të mungojë fuqia për të vazhduar për një kohë të gjatë një koalicion të tillë qeveritar."

Dhe së fundi WESTDEUTSCHE ZEITUNG e cila trajton një temë tjetër, vrasjet në emër të nderit në Gjermani:

"Për fat të keq ne kemi tendencë t'i barazojmë traditat e huaja me islamizmin e gatshëm për dhunë. Por me këtë ne bëjmë dorase një shoqëri të tërë. Nëse ne duam ta përmirësojmë vërtet situatën e grave myslimane, atëherë duhet të merremi me struktura familiare patriarkale dhe me të menduarit arkaik të fiseve. Ai që shfleton pak historinë, ai do të shohë se edhe kultura jonë oksidentale e ka burimin në fise. Por shndërrimin në një shoqëri moderne, të hapur, ne megjithatë e arritëm."

  • Data 11.03.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArwN
  • Data 11.03.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArwN