061207 npd finanzen
6 Dhjetor 2007Reklamë
Senatori i brendshëm i Berlinit, Ehrhart Kërting (Körting), i cili është edhe kryetari i
konferencës së ministrave të brendshëm, thekson se partia e djtahtë radikale nuk duhet
ndaluar, ashtu si kërkojnë disa parti politike gjermane, sepse nga kjo ndalesë partia NPD
do të përfitonte edhë më shumë nga debatet që do të zhvilloheshin më pas nga mediat
dhe opinioni publik. "Ajo që më shqetëson më shumë është se partia NPD i financon
parrullat kundër të huajve dhe kundër njerëzve me taksat e qytetarëve, prandaj dua që
t´ua shkurtoj fondet financiare që kanë në dispozicion, duke bllokuar për shembull
fondacione dhe shoqata që përfaqësojnë ide të djathta."
Kërting do që rregullat e fondacioneve, shoqatave dhe të drejtat e taksave për këto fondacione që i qëndrojnë pranë partisë NPD, të jenë më të rrepta. Edhe eksperti i partisë social-demokrate për politikën e brendshme Sebastian Edati (Edathy) u shpreh: "Mendoj se është një problem që partia NPD merr 40% të të hollave të saj nga shteti, pra demokracia financon këtu armiqtë e saj. këtë nuk mund ta tolerojmë. Pra duhet ta shohim gjendjen me kujdes, në mënyrë që të mos humbasim kontrollin."