Parlamentarët gjermanë vlerësojnë maturinë politike në Kosovë | Ballkani | DW | 17.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Parlamentarët gjermanë vlerësojnë maturinë politike në Kosovë

Një delegacion nga bundestagu gjerman si edhe përfaqësues të komisionit parlamentar evropian vizitojnë Kosovën

Prishtina

Prishtina


Bundestagu gjerman, e mbështet punën e kuvendit të Kosovës në hartimin e ligjeve që ndihmojnë në respektimin e të drejtave të pakicave dhe mbrojtjen vlerave kulturore të tyre. Këtë mbështetje e shprehën në Prishtinë, një delegacion tetë anëtarësh nga bundestagu gjerman dhe përfaqësues të komisionit parlamentar gjermano-evropianojugor.

Detlef Dzembritzki, kryesues i delegacionit tha se, bundestagu gjerman është i interesuar dhe përcjellë nga afër punimet e kuvendit të Kosovës dhe në këtë linjë mirëpret vendimin e kuvendit, për miratimin e dy ligjeve shumë të rëndësishme siç është ligji i përdorimit të gjuhëve zyrtare dhe ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ai tha se këto dy ligje janë shumë të rëndësishme sidomos për pakicat sepse reflektojnë vlera evropiane. Delegacioni i bundestagut gjerman, lavdëroi edhe qasjen e kuvendit të Kosovës në procesin e zgjidhjes së statusit, sidomos pas vendimit të ndërmjetësit Marti Ahtisari, për shtyrjen e zgjidhjes së statusit për vitin e ardhshëm. Ata thanë se është shumë me rëndësi që qytetarët e Kosovës vendimin për shtyrjen e zgjidhjes së statusit e pritën në qetësi, ndërsa vlerësuan edhe qëndrimin e udhëheqësve kosovar dhe maturinë e tyre të treguar në këtë fazë të rëndësishme të zgjidhjes së statusit.

Gjermania thanë deputetët gjerman, do të vazhdojë të ndihmojë proceset politike në Kosovë, ndërsa nuk do të mungojë as ndihma ekonomike. Në këtë kuadër qeveria gjermane ka ndarë 21 milion euro ndihmë për Kosovën, të cilat do shfrytëzohen për realizimin e disa projekteve gjatë vitit 2007, që kanë të bëjnë me fushën e energjisë, ujin dhe sistemin arsimor. Autoritetet kosovare, thonë se Gjermania që nga përfundimi i luftës ka ndihmuar Kosovën me 117 milionë euro.

  • Data 17.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arb6
  • Data 17.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arb6
Reklamë