1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pandeli Majko jep dorëheqjen nga dy postet në PS

Arben Muka11 Prill 2007

Fato Nano thotë se "mbaroi faza e uzurpimit të Partisë Socialiste".

https://p.dw.com/p/ArWf
Tirana
TiranaFotografi: DW

Pas debateve dhe mosmarrveshjeve që u shënuan gjatë Kongresit të në Partinë Socialiste, të martën më 10 prill dha dorëheqjen nga posti i Sekretarit të
Përgjithshëm dhe kryetar i grupit parlamentar, Pandeli Majko.

Majko ishte në grupin e drejtuesve në PS që kanë kundërshtuar qëndrimet e
kryetarit Edi Rama, pë reforma të thella në parti dhe për provokimin e
zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë që ish kryetari i PS, Fatos Nano, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj pasardhësit të tij Rama, duke deklaruar se në Kongresin e së hënës "mbaroi faza e uzurpimit të Partisë Socialiste".

Nano la të nënkuptohej se që këtej e tutje do të ishte aktiv në politikën e
majtë, kur u shpreh se "ka ardhur koha të marrim partinë".