Përmirësim i profilaksisë dhe pakësim i rreziqeve - Bilanc i konferencës së OKB-së në Japoni për mbrojtjen nga katastrofat | Bota | DW | 23.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përmirësim i profilaksisë dhe pakësim i rreziqeve - Bilanc i konferencës së OKB-së në Japoni për mbrojtjen nga katastrofat

Me vendimin për një plan-aksioni të shtunën (22.01.2005) u dha fund punimeve konferenca e OKB-së në Kobe të Japonisë për mbrojtjen nga katastrofat. Të deleguarit për pesë ditë resht u konsultuan për rrugët, se si njerëzimi mund t´u bëjë ballë apo të krijojë më shumë siguri ndaj tërmeteve, përmbytjeve apo të tjera dukurive të natyrës. Rreth 4.000 pjesëmarrës nga 168 shtete sollën mjaft njohuri në Kobe. Deri më sot nuk ka pasur ndonjë konferencë të këtij niveli. Por çfarë solli ajo?

Sistem paralajmërus ndaj tsunameve në Paqësor

Sistem paralajmërus ndaj tsunameve në Paqësor

Profilaksi ndaj katatsrofave, kjo është fjala kyçe e re në botë. Tërmetet, dallgët - tsunami, tufanet, thatësirat, vërshimi i karkalecave apo aksidentet kimike - katatsrofat janë të formave të ndryshme, por gjithmonë prej tyre rrezikohen brenda pak çastesh mijëra njerëz. Tani bashkësia ndërkombëtare do që së paku të minimizohen rreziqet.

Parandalimi i kakastrofave është një detyrë që ia vlen, të gjitha kombet mund ta nënshkruajnë atë. Sepse vështirë të ketë ndonjë qeveri që dëshiron t´i thonë pas krahëve, se nuk po kujdeset sa duhet për populin e vet.

Por në sfondin e këtij entuziazmi të ri shumë shpejt harrohet fakti: që mbrojtja dhe përkujdesja ndaj katatsrofave qysh prej kohësh janë obligimet e punonjësve të ndihmës për zhvillimin në shumë kombe të industrializuara, ndërsa vende si India apo Indonezia në të shkuarën kanë treguar shumë pak ose aspak interes për këtë.

Me çdo dollar, që investohet për parandalimin, evitohen dëme në vlerën 7 deri në 8 dollarë. Këto shifra janë të njohura qysh prej shumë vitesh. Megjithatë qeveritë në vendet në zhvillim kanë preferuar t´i konsiderojnë katastrofat si teka të pashmangshme të natyrës duke bërë që njerëzit të detyruar t´i durojnë ato me një indiferencë fatale.

Sigurisht që ka përjashtime - si p.sh. bunkeri për mbrojtjen nga tufani në brigjet e Bangladeshit, projekt i financuar nga organizatta ndërkombëtare. Mbrojtja dhe profilaksia ndaj katastrofave pengojnë rritjen ekonomike, me këtë argumentim deri më sot të tilla masa nuk kanë pasur prioritet. Dalga vdekjeprurëse e tsunamit në oqeanin Indian e ndryshoi tani këtë perspektivë.

Një tjetër faktor i rëndësishëm duhet shtuar këtu: OKB-ja dëshiron të jetë promotori i procesit të ndryshimit të këndvështrimit, ndaj ajo do të shfrytëzojë tani çastin që ofroi katastrofa e tsunamit. Këtë rast OKB-ja do ta shfrytëzojë edhe për veten e saj. Organizata botërore sheh shansin e vetëm tek përkujdesja ndaj katastrofave për të rifituar kredibilitetin e cënuar të saj.


Koordinimi i ndihmave pas përmbytjeve, ndërtimi i sistemit të paralajmërimit dhe përkujdesja afatgjatë ndaj katastrofave duhet të jenë tani detyrat model të organizatës botërore. Në këtë mënyrë OKB-ja mund të bëjë që të harrohen aferat e korrupcionit dhe bizneset e tarafeve në radhët e saj si dhe akuzat kundër ushtarëve helmetkaltër për abuzime seksuale. Por praktika është më e vështirë se teoria.

Në konferencën e OKB-së për mbrojtjena ndaj katastrofave në Kobe kombet mundën të bien dakord për ndërtimin e sistemeve të paralajëmrimit - fillimisht në oqeanin Indian për tërmete dhe tsunami, dhe më pas një qendër të përgjithshme paralajëmrimi për tsunamet dhe të gjitha llojet e tjera të katastrofave. Por tek diskutohej për ofertat e ndihmave në këtë drejtim të gjitha vendet kishin në kokë vetëm prestigjin kombëtar.

Japonia dhe SHBA u munduan në Kobe që sistemi i tyre paralajmërues në oqeanin Paqësor të merrej si shembull, ndërsa Gjermania shfrytëzoi dy raste për të theksuar aftësinë e vet në fushën e sistemeve të paralajëmrimit. Ndonëse gjermanët nuk mundën të korrin sukses me ofertat e veta, sepse deri më sot në Gjermani nuk ekziston ndonjë ekspertizë për tsunamet.

Duke u marrë kështu me xhelozirat kombëtare në konferencën e Kobesë nuk u arrit të bihet dakord as për teknikën e sistemit të paraljamërimit. Ndërsa vështirësitë për t´i stërvitur njerëzit që të mbrohen nga katastrofa e tsunamit, dukuri kjo që ndodh shumë rrallë, as që u zunë me gojë.

Profilaksia ndaj katastrofave është e rëndësishme dhe mjaft e leverdisshme. Por duhet që të mos harrohen edhe të tjera nevoja që kanë të varfërit: shkolla të mira, ujë të pastër, përkujdesje mjekësore, punë e pension. Të tilla garanci janë po aq të nevojshme dhe të dëshiruara.


  • Data 23.01.2005
  • Autor Martin Fritz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQu
  • Data 23.01.2005
  • Autor Martin Fritz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQu
Reklamë