1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Osthof përsëri në liri

Nina Verkhojzer, Berlin19 Dhjetor 2005

Gati tre javë qendroi arkeologja gjermane, Suzane Osthof, në dorë të pengmarrësve në Irak

https://p.dw.com/p/Aqh3
Arkeologja 43 vjeçare Suzane Osthof
Arkeologja 43 vjeçare Suzane OsthofFotografi: dpa

Tani ajo është liruar dhe ndodhet në siguri në ambasadën gjermane në Bagdad, bëri të ditur të djelën në mbrëmje, minsitri gjerman i punëve të jashtme, Frank Valter Shtajnmajer.

Tre javë zgjati ankthi dhe pritja, derisa ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank Valter Shtajmajer, më në fund solli në Berlin të djelën në mbrëmje mesazhin e gëzuar: Suzane Osthof nuk është më në duart e pengmarrësve, ajo është në liri. "Ajo ndodhet qysh sot në territorin e ambasadës gjemrane në Irak, në siguri të plotë dhe mbas bisedave të para, kam përshtypjen, se është në kondicion të mirë fizik,"/ tha Shtajnmajer.

Hollësi të mëtejshme rreth lirimit dhe pengmarrjes nuk u dhanë. Nuk dihet auch në se qeveria gjermane ka paguar para për lirimin e saj. Shtabi i krizës i ministrisë së jasshtme pat punuar për tre javë në mënyrë intensive, për të marrë kontakt me pengmarrësit. Me anë të një videokasete ata kishin kërkuar nga Gjermania, që kjo ndërpriste bashkëpunimin me qeverinë irakene. "Qeveria gjermane nuk do ta vërë veten nën presion!" / pat deklaruar kancelarja Angela Merkel.

As të afërmit nuk e dinë se si erdhi puna deri tek lirimi i Suzane Osthofit. Por gëzimi i tyre është i pamasë. Vëllai i Suzane Osthofit i tha televizionit NTV: "Ime motër është liruar. Jam i lumtur, që ajo është përsëri në liri, kështu do të mund të bëhemi përsëri njerëz, sepse një gjendje e tillë është e padurueshme."

I lehtësuar ishte edhe minsitri i jashtëm, Shtajnmajer: "Familjes së zonjës Osthof dhe miqve të saj dua t‘i siguroj që bashkohem nga zemra me gëzimin e tyre, mbas këtyre javëve të pasgiurisë."

Nuk dihet ende se kur do të kthehet në Gjermani arkeologja 43 vjeçare, por ajo tha fillimisht se ka ndër mend të kalojë disa kohë vetëm me të bijën, larg mediave, dhe jashtë Gjermanisë. Gjithsesi nga Iraku ajo pritet të largohet nga sa më shpejt.

Me sa duket edhe shoferi iraken i zonjës Ostohf është përsëri në liri. Vendndodhja e tij nuk dihet.