Nis punimet Këshilli i ri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut | Bota | DW | 30.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nis punimet Këshilli i ri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Të premten u zhvillua në Vienë takimi i parë i Këshillit të ri të OKB-së për të drejtat e njeriut. Një ditë më parë, ky këshill hartoi një konventë kundër zhdukjes së njerëzve, dhe një deklaratë mbi të drejtat e popujve autoktonë.

Louise Arbour, Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut

Louise Arbour, Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut

Me shpresa dhe fjalë të mëdha u hap takimi i parë i Këshillit të ri të OKB-së për të Drejtave të Njeriut në Gjenevë. Theodor Ratgeber nga forumi gjerman për të drejtat e njeriut: "Kur erdha këtu isha shumë optimist se ky do të jetë një këshill më i fortë se komisioni i mëparshëm. Por dy javët e fundit më mësuan të llogaris me rreziqe."

Një diplomat nga shtetet perëndimore, thotë: "Sipërfaqja e bukur u gërvisht, tani erdhi koha e realitetit".

Sipas Rathgeber, shtetet antare të OKB-së, po përpiqen të bashkëpunojnë më ngushtë me njëri-tjetrin. Fryt i këtij bashkëpunimi janë dy konventat e hartuara nga këshilli, kundër zhdukjes së njerëzve dhe për të drejtat e popujve autoktonë.

Por ky këshill ka një detyrë më globale: Ai duhet të vendosë vetë se me cilat instrumente apo metoda do të punojë në të ardhmen. Kjo do të thotë se të gjitha shtetet antare të OKB-së, do të verifikohen edhe njëherë. Pikërisht këtu fillojnë rreziqet, mendon Rathgeber: "Sidomos vendet si Kina, Like-Mindes Groups, Kuba dhe Rusia po bëjnë të pamundurën për të reduktuar proceset speciale hetimore që po kryhen kundër tyre. Detyra e parë do të jetë heqja e mandateve për ato shtete, që i kanë përdorur ato pa u këshilluar me të tjerët, dhe që kanë kritikuar hapur qeveritë."

Masa të tilla universale do të merren për të gjitha shtetet. Këshilli i ri ka tani 1 vit kohë, për të krijuar instrumentet e nevojshme. Por në rradhë të parë, ky këshill do të jetë i zënë me veten: "Ekziston mundësia që për një kohë të pacaktuar, do të kemi një gropë të thellë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Por ende nuk është vendosur gjë, kështu që shpresoj që nuk do të jetë ashtu. Por, sic e thashë edhe më parë, rreziku ekziston."

Organizatat e të drejtave të njeriut do t´i ndjekin në mënyrë shumë kritike zhvillimet e reja. Dhe shtetet që kërkojnë një këshill të fortë, duhet të krijojnë koalicione të reja, sepse tani ato ndodhen në pakicë në këtë këshill. "Situata është e vështirë", tregon një diplomat perëndimor. Në mes të muajit shtator, do të zhvillohet takimi i dytë i këshillit.

  • Data 30.06.2006
  • Autor Joachim Schubert-Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArL7
  • Data 30.06.2006
  • Autor Joachim Schubert-Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArL7
Reklamë