Nga merret energjia në Gjermani?
Shtëpitë në Gjermani do të mbeteshin në errësirë dhe të ftohta dhe makinat do të ngeceshin në vend, nëse nuk do të kishte naftë, qymyr dhe gaz.
Qymyrguri
Nxjerrja e qymyrgurit në vitin 2008 ra me 12 përqind e nevojave të përgjithshme për shkak të rënies së kërkesës si nga TEC-et ashtu edhe nga industria e rëndë e çelikut. Kjo rënie përbën 67 milinë tonë njësi qymyrguri. Në kuadër të programeve investuese, BE ndihmon TEC-et me mekanizma për uljen e përqindjeve të CO2.
Gazi
Në vitin 2008 ra konsumi i gazit në Gjermani. Shkak për këtë ishin masat e marra për kursimin e energjisë, por edhe rritja e çmimit të gazit. Konsumi i gazit nga industria u ul me 5 përqind, për shkak të koniukturës në rënie. Megjithatë gazi përbën rreth 22 përqind të konsumit të energjive primare.
Qymyrdruri
Qymyrdruri mbulon rreth 11 përqind të bilancit energjetik gjerman, duke u kthyer kështu në prodhues të rëndësishëm energjie në vend. Konsumi i qymyrdrurit pati pengesa në vitin 2008, për shkak të mungesës së centraleve disponuese. Në rajonet që kanë qymyr në Gjermani u nxorrën 2,9 përqind qymyrdruri më pak se në vitin 2007. Një e katërta e energjisë elektrike të konsumuar në Gjermani prodhohet dhe shpërndahet nga përdorimi i qymyritdrurit.
Energjia atomike
Zhvillimi i produkteve energjetike u bë në vitin 2008 në mënyra të ndryshme. Nevoja për naftë dhe prodhimi i energjisë elektrike prej energjisë atomike u rritën. Rreth 13 përqind e energjisë që konsumohet në Gjermani prodhohet nga uzinat atomike. Ndërkohë që në Gjermani duket se është marrë vendimi për të ndaluar prodhimin e mëtejshëm të energjisë atomike, ekonomia është duke luftuar që kjo të mos ndodhë. Siemens është duke krijuar me koncernin rus të prodhimit të energjisë atomike Rosatom, një aleancë e cila kërkon të bëhet kryesuese në prodhimin e energjisë atomike në gjithë botën. Sipas vlerësimeve të Siemensit, deri në vitin 2030 duhen ndërtuar 400 uzina atomike.
Nafta
Energjia elektrike, ngrohja dhe transporti janë sektorët kryesorë ku konsumohet pjesa më e madhe e energjive primare në Gjermani. Gjermania e merr pjesën më të madhe të energjisë nga produktet energjetike të fosileve, nafta, qymyri dhe gazi. Varësia nga nafta është e madhe, sepse ajo përbën një të tretën e konsumit të energjisë në vit (34,7 përqind në vitin 2008). Varësia prej naftës është e vështirë të luftohet, sidomos në sektorin e transportit.
Energjitë e renovueshme
Me rreth 7 përqind të konsumit të energjisë për vitin 2008, energjitë e renovueshme kanë ende kapacitete zhvillimi. Gjysma e energjive rigjenerative në Gjermani vjen nga energjia e erës, një e katërta nga biomasat dhe nga uji. "Energjia e gjelbërt", energjia diellore zë një pjesë të vogël të volumit të përgjithshëm. Në landin e Zaksenit ndodhet parku energjetik Waldpolenz, më i madhi në botë për prodhimin e energjisë me energji diellore. Të ardhme si furnizues i energjisë alternative ka parku Offshore, në Detin e Veriut dhe atë Balltik. Ai ndihmohet me qindra milionë euro, në kuadër të programeve investuese të BE-së.