″Ne duam, që Evropa të jetë e fortë″ | FOKUS | DW | 21.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

"Ne duam, që Evropa të jetë e fortë"

Samiti SHBA-BE mban vulën e krizës së BE-së

Samiti SHBA-BE

Samiti SHBA-BE

Tri ditë pas dështimit të samitit të BE-së në Bruksel kreret e BE-së i garantuan presidentit amerikan Bush në Uashington, se BE është i aftë të funksionojë dhe synon të plotesojë obligimet nderkombëtare. Të dyja palët theksuan bashkëpunimin e mirë në një sërë fushash, që nga luftimi i terrorizmit deri në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Të dyja palët theksuan rendësinë e shkembimit tregtar evropiano- amerikan dhe nënshkruan një program të përbashket veprimi për bashkëpunimin në mbrojtjen e mjedisit. Duke patur gjithnjë parasysh krizën aktuale të BE presidenti amerikan Bush zhvilloi konferencën e përbashket për shtyp në shtepinë e bardhë me kreret e BE-së. Ai e hapi konferencën me një deklarim të qartë.

"Mesazhi im ndaj miqve në krye të Evropës është se duam, që Evropa të jetë e fortë."

Nqs Evropa dhe SHBA do të kishin folur me një zë vazhdoi Bush, do t´i ishte bërë një shërbim shumë i madh përparimit të demokracisë. Presidenti amerikan theksoi, se në rradhë të parë në Lindjen e Mesme ndiqen të njëjta qëllime. Bush lavderoi konferencen për Irakun, që është planifikuar për këtë javë në Bruksel, e cila organizohet së bashku nga BE dhe SHBA.
Kryetari i rradhës i këshillit të BE-së Jean Claude Juncker dhe presidenti i komisionit të BE-së Barroso u shpjeguan partnereve amerikane rëndësinë e referendumeve negative në Francë dhe Hollandë dhe deshtimin e bisedimeve për një buxhet të BE-së. Juncker theksoi megjithatë se BE është plotesisht i aftë të veprojë për shkak të marrëveshjeve ekzistuese.
"Ne e kemi bërë të qartë fare hapur dhe miqësisht në një bisede me presidentin Bush se BE nuk ndodhet për tokë."

BE do të vazhdojë t´i plotësojë obligimet e tij nderkombetare dhe SHBA janë partneri më i rëndësishëm strategjik. Presidenti i komisionit të BE-së Barroso.
"Ne besojmë me të vertetë se bota do të jetë një vend më i mirë, nqs Evropa dhe SHBA bashkëpunojnë. Ne mund të deshmojmë edhe suksese. Ne kemi mbështtur së bashku demokracinë në Ukrainë si dhe në Liban. Ne organizojmë së bashku konferencën për Irakun. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në temën Iran dhe Lindjen e Mesme."

Barroso dhe Bush kujtuan se në tregtinë e perbashket ndermjet dy paleve çdo ditë lëvizin 1,8 miliardë dollarë. Konfliktet tregtare ketu nuk mund të përjashtohen. Me një pakete të përbashket rregullash për tregtinë evropiano-amerikane do të shmangen në të ardhmen rastet e grindjeve si për subvencionet e Airbusit.
Bush lavderoi sidomos bashkëpunimine mirë në luftën kunder terrorizmit dhe temën e Iranit.
"Ne kemi folur për Iranin dhe unë i kam bërë BE-së kompliment. U kam bërë kompliment zotit Solana dhe ministrave të jashtem të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës që i kanë bërë të qartë udhëheqjes iraniane se në nuk mund të pranojmë armë atomike."
Të dyja palët bënë një sërë deklaratash, ndër të tjera për iniciativat e përbashketa për ambjentin, për reformën e OKB-së, si dhe për mos përhapjen e armëve atomike.
Samiti i BE dhe SHBA, që mbahet si rregull dy herë në vit, u karakterizua vitet e fundit nga tensionet lidhur me problemin e Irakut. Ata duket se janë kapërcyer krejtesisht nderkohe, kësaj rradhe ishte BE vete, që u bë shkaktare për shqetesim.

  • Data 21.06.2005
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkN
  • Data 21.06.2005
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkN