Ndeshjet eliminatore për kampionatin Evropian të Futbollit 2012
8 Shtator 2010Në ndeshjet eliminatore për kampionatin Evropian të Futbollit 2012, kombëtarja gjermane pas fitores 1:0 katër ditë më parë me Belgjikën, ka arritur të martën në mbrëmje në stadiumin e Këlnit një fitore të thellë 6:1 kundër ekipit të Azerbajxhanit. Gjermania kryeson kështu tabelën e Grupit A. Më 8 tetor ajo do të luajë kundër Turqisë.
Edhe ekipi i kombëtares së Shqipërisë, që bën pjesë në Grupin D, ka fituar mbrëmë në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë ndaj ekipit të Luksemburgut me rezultatin 1:0. Kjo fitore dhe barazimi me Rumaninë javën e kaluar e çojnë Shqipërinë në kuotën e 4 pikëve.
Në këtë grup bën pjesë edhe ish-kampionia e botës Franca, e cila mbrëmë fitoi ndaj Bosnjës me rezultatin 2:0.
Disa nga rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara të martën janë:
Turqi- Belgjikë 3:2, Itali- ishujt Faroe 5:0, Suedi - San Marino 6:0, Hungari - Moldavi 1:0, Holandë-Finlandë 2:1, Bullgari-Mali i Zi 0:1, Sllovaki - Rusi 1:0, Angli-Zvicër 3:1, Danimarkë-Islandë 1:0, Norvegji - Portugali 1:0.
Autor: Mimoza Cika- Kelmendi
Redaktoi: Eliana Xhani