Në Tiranë përfundoi Forumi i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për çështjet e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme | Ballkani | DW | 18.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Tiranë përfundoi Forumi i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për çështjet e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme

BE angazhohet të inkurajojë dhe mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor për të realizuar aspiratën e tyre evropiane. Në rrugën drejt integrimit lufta kundër trafiqeve ilegale dhe krimit të organizuar mbeten parësore për të shënuar progres.

default

Per BE, rajoni i Ballkanit Perendimor mbetet nje rajon ku oferta e tij per perspektive europiane, e bere para tre vitesh, ne Samitin e Serlanikut, mbetet ne fuqi. Kete mesazh inkurajues per rajonin, qe tanime ka hyre ne proceset integruese e transmetoi qarte dhe pa ekoivoke Forumi i Tiranes, te parin BE e zhvilloi ne nje vend te rajonit, si Shqiperia.

BE, i perfaqesuar nga tre vendet e Troikes Europian- Finlanda, Gjermania dhe Portugalia, Komisioni Europian dhe perfaqesuesit ng ate gjitha vendet e rajonit ndane te njejten pikpamje se vetem forcimi i bashkepunimit rajonal nga njera ane dhe i rajonit me BE nga ana tjeter do te heqe Ballkanin Perendimor nga harta e nje zone origjine apo tranzit i trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar.

Per faktet flasin se Ballkani mbetet ende nje rajon ku trafikohen gra dhe femije, ku ka emigracion ilegal, ku shteti i te drejtes eshte ende i brishte dhe ku drejtesia nuk eshte e pavarur. Forumi publikoi shifra te till aalarmante si brenda nje viti vetem nga trafiku i qenieve njerezore te ardhurat e rrjeteve kriminale arrijne

nga 7-10 milion Euro, shifer disa here me e madhe ne raport me te ardhurat prej trafiqeve te tjera ilegale. Zv.Presidenti i Komisionit Europain, Franko Frattini tha se „ rajoni i Ballkanit eshte teper i rendesishem per sigurine e Europes“

Ne kete kendveshtrim dhe ne ate te perspektives europiane te Ballkanit Be ka rikonfirmaur se i permbahet zotimit per te mbeshtetur ecurine demokratike te tij.“ Synimi yne ne te ardhmen ne baze te progresit te arritur neluften kunder trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar te mbeshtesim vendet e Ballkanit ne vokacionin e tyre europian. BE do t´i mbeshtese dhe inkurajoje ne arritjen e pavaresise se sistemit gjyqesors, vendosjen er shtetit te se drejtes. BE nuk mund te perfytyroje qe vendet e BP te mbeten si nje enklave, por te ndihmoje, mbeshtese dhe inkurajoje qe te gjitha drejt qellimit te perbashket te integrimit europian.“

Ne konkluzionet e Forumit nje vend te posacem zune gjetja e instrumentave te rinj per te te bashkepunuar ne mbrojtjen e deshmitareve apo per shkembimin e informacionit dhe gjallerimin e organizmave rajonale te bashkepunimit.

Forumi i BE dhe Ballkanit Perendimor per Drejtesine dhe Punet e Brendshme eshte nje aktivitet i pervitshem, ne baze te konkluzioneve te Samitit te Selanikut ne vitin 2003. Per here tepare ai nuk u zhvillua ne Bruksel dhe ne asnje nga vendet anetarete BE por ne nj enga vendete rajoniotz te Balkanit, ne Shqiperi, e cila vetem pak muaj me pare nenshkroi Marrveshjen e Stabilizim- Asocimit, si nje hap i rendesishem ne procesin e integrimit Europian.

  • Data 18.11.2006
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arb5
  • Data 18.11.2006
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arb5
Reklamë