1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në prag të qëndrimit së grupit të kontaktit plus në Kosovë

Bekim Shehu11 Prill 2005

Përfaqësuesit kosovarë: Është shënuar sukses i dukshëm tek standartet

https://p.dw.com/p/ArEp

Grupi i kontaktit plus për Kosovën do të takohet nesër në Prishtinë, për të vlerësuar të arriturat e shënuara në procesin e përmbushjes së standardeve në Kosovë. Pëfaqësues të qeverisë së Kosovës do t'i prezentojnë Grupit të Kontaktit dokumentin për standardet gjatë gjashtë javëve të fundit. Përfaqësues të qeverisë në Kosovë, besojnë se gjatë kësaj kohe është shënuar progres i dukshëm.

Përfaqësuesit e grupit të kontaktit plus për Kosovën do të takohen nesër në Prishtinë, për të vlerësuar të arriturat e shënuara gjatë gjashtë javëve të fundit në Kosovë. Bisedimet do të përqendrohen kryesisht në procesin e përmbushjes së standardeve për Kosovën ku njoftohet se do të bëhet edhe një vlerësim i tyre. Koordinatori i qeverisë së Kosovës për standardet, Avni Arifi, tha për programin tonë se nesër qeveria e Kosovës do t'u prezantojë përfaqësuesve të grupit të kontaktit plus për Kosovën, raportin e fundit të të arriturave në procesin e standardeve gjatë gjashtë javëve të fundit dhe ai vlerëson se në këtë çështje është shënuar progres.

"Një progres signifikant është arritur në standarte. Ne këtë do ta thjeshtëzojmë me të dhëna për secilin standart, se çka është arritur që nga takimi i fundit që kemi pasur me grupin e kontaktit para gjashtë javëve... Ky vlerësim i paraprin vlerësimit teknik. Ai karakterizohet nga një harmonizim i qëndrimeve midis institucioneve të Kosovës dhe UNMIK-ut, ku për secilin aksion të përfshirë në planin për implementim institucionet e Kosovës dhe UNMIK-u i harmonizojnë qëndrimet për shkallën e progresit të arritur."

Zoti Arifi thotë se, institucionet e Kosovës janë duke punuar aktivisht në procesin e përmbushjes se stantadeve për Kosovën dhe ai beson se procesi do të përmbyllet me sukses në gjysmën e këtij viti.

"Ne kemi pasur një dinamikë shumë të zhvilluar në periudhën e qeverisë së mëparshme dhe angazhimi ynë ka qenë që këtë dinamikë ta vazhdojmë dhe besoj se kemi pasur sukses. Ne besojmë se nëse vazhdojmë me dinamikën e muajve të fundit, muaji qershor do të na gjejë me përmbushje të kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare që paraqesin kusht për fillimin e diskutimeve për statusin politik të Kosovës."

Pëfaqësuesit e grupit të kontaktit, sot po qëndrojnë në Beograd ku me zyrtarët serbë do të diskutojnë për zhvillimet në Kosovë. Ata nëser do të vijnë në Prishtinë dhe kësaj radhe takimi do të zhvillohet nën udhëheqjen e zyrës gjermane këtu në Prishtinë, përkatësisht takimi do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i qeverisë gjermane, Michael Schefer.