Misioni i Ahtisarit: Reagime nga Evropa | Politika | DW | 02.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Misioni i Ahtisarit: Reagime nga Evropa

Brukseli kërkon nga të dyja palët që duke pasur parasysh platformën e propozuar nga Ahtisari të veprojnë me përgjegjshmëri dhe seriozitet për të arritur një kompromis. Kjo do të ndihmonte edhe në stabilitetin e rajonit.

Havier Solana

Havier Solana

Menjëherë pas arritjes së Marti Ahtisarit në Beograd, institucionet euroatlantike në Bruksel nuk vonuan të shprehnin mbështetjen e tyre për misionin e tij. Emëruesi i përbashkët i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, të shefit të politikës së jashtme të BE-së Havier Solanës dhe komisionerit përgjegjës për zgjerimin Olli Rehn ishte që si Prishtina dhe Beogradi duke u mbështetur në propozimin e Marti Ahtisarit të zhvillojnë bisedime të frytshme dhe serioze për të arritur në një zgjidhje të qëndrueshme.

« Angazhim i plotë dhe konstruktiv, përgjegjësi dhe tolerancë », - ishin këto termat që përdorën zyrtarët e lartë në Bruksel për të mbështetur raportin e të dërguarit të posaçëm të përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Në deklaratën e tij Havier Solana nënvizon se të dyja palët duhet të pranojnë nevojën për një zgjidhje reale kompromisi. Nga ana e tij Olli Rehn thekson se Bashkimi Europian është i përkushtuar ndaj ardhmërisë europiane të mbarë rajonit te Ballkanit Perëndimor.

Shefi i NATO-s, Jaap de Hop Scheffer thekson nga ana e tij se procesi i statusit të Kosovës ka hyrë sot në një fazë të re të rëndësishme. Ahtisari ka treguar sot rrugën e zgjidhjes së kësaj çështjeje që siguron një ardhmëri më të mirë për mbarë rajonin, duke përfshirë këtu edhe integrimin e këtyre vendeve në struktuarat euroatlantike. Të gjitha palët duhet të tregohen tani të përgjegjshme gjatë kësaj faze kritike. NATO do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të siguruar qetësinë në Kosovë tani dhe pas përtej statusit. KFOR-i do të veprojë me vendosmëri për të parandaluar çdo përpjekje për të prishur këtë proces- - paralajmëron sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike.

  • Data 02.02.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqn9
  • Data 02.02.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqn9