1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel e vlerëson të suksesshëm samitin e G8-ës

9 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AqlD

Heiligendam: Kancelarja gjermane Angela Merkel e vlerësoi si sukses samitin e G8-ës. Merkel tha se në samit janë marrë vendime të rëndësishme. 'E them një samit i suksesshëm sepse jam e mendimit që këtu janë marrë vendime të gjera për temat thelbësore të presidencës tonë gjermane të G8-ës. Kjo vlen para së gjithash për marrëveshjen e arritur për mbrojtjen e klimës dhe ndihmat për kontinentin afrikan', tha Merkel. Shtetet e G8-ës në fund të samitit premtuan dje rreth 45 miliardë euro ndihma për Afrikën të cilat do të shërbejnë për luftimin e Sidës, Malaries dhe tuberkulozit.