1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbresëlënëse dhe plot larmi - Në përfundim të aktivitetit të 30-të "Ditët e Kishës Protestante"

Klaus Krämer29 Maj 2005

Mbrëmë përfundoi në Hanover aktiviteti disaditor "Ditët e Kishës Protestante". Gjatë gjithë ditëve të këtij aktiviteti, që organizohej për të 30 herë me radhë, morën pjesë rreth 105.000 të ftuar, ndërkohë që disa mijëra të tjerë ndoqën këtë apo atë aktivitet në kuadër të "Ditëve të Kishës Protestante". Motoja e këtij viti ishte fjalia retishencë: "Sikur fëmija jote të të pyesë nesër ...".

https://p.dw.com/p/Ar3d
Pamje nga aktiviteti i 30-të "Ditët e Kishës Protestante"
Pamje nga aktiviteti i 30-të "Ditët e Kishës Protestante"Fotografi: AP

Çfarë do t'i përgjigjesha, sikur fëmija im të më pyesë nesër: "E, si ishte në "Ditët e Kishës Protestante"? Ndoshta fillimisht do t'i thosha se gjesh u mbyta prej ofertës që përmbante rreth 3000 se aktivitetete të ndryshme. Më pak në këtë pikë do të ishte më shumë, pra më mirë. Por megjithatë ishte mjaft mbresëlënëse, sesa e larmishme ishte oferta me shërbesa fetare, diskutime, koncerte, grupe pune për biblën etj. Gjatë këtij aktiviteti nuk ndihej asnjë gjurmë gjendjeje depresive në Gjermani, asnjë gjurmë krize ideologjike, krize mendimi apo vlerash. Rreth 150.000 vetë ishin mbledhur në Hanover plot besim, njerëz që kërkonin në faqet e bilblës dhe tek besimi fetar me seriozitet dhe qetësi, vlera, kuptim, shpresë dhe mbrojtje.

Në këtë aktivitet u tematizua edhe problemi i krizës së kishave dhe të fesë, u diskutua për koncepte dhe strategji për të dalë prej tyre dhe për mbijetesën e fesë dhe të besimit. Megjithatë të zhgënjen fakti që në radhët e të pranishmëve kishte vetëm 8% katolikë, edhe pse në Ditën e gjithë besimeve të organizuar në vitin 2003 ishte folur shumë për një kapitull të ri në marrëdhëniet mes feve.

Edhe pse feja dhe kisha protestante ka kohë që konsiderohet e mbaruar, në këtë aktivitet ajo u tregua mjaft vitale. Edhe në aktivitetin e 30-të "Ditët e Kishës Protestante", vazhdoi tendenca drejt më shumë spiritualiteti dhe besimi.

Edhe kësaj here vazhdoi tradita e mirë për të parë përtej kufijve të kishës dhe për të shtruar pyetjen se si mund të transportohet besimi në botë, si mund të përcaktojë ai veprimtarinë e njerëzve në të mirë të sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur dhe në të mirë të ambientit? Tepër i madh ishte numri i të ftuarve nga radhët e njerëzve dhe ekspertëve më në zë që diskutuan për probleme të globalizimit, të etikës, të paqes, të drejtësisë apo të gjenezës. Në kuadër të këtij aktiviteti besimtarët e krishterë patën rast të flasin dhe të diskutojnë jo vetëm për fenë dhe besimin, por edhe për lidhjet e shumëllojshme të saj me mekanizmat e botës.

E madhe ishte edhe prania e politikanëve. Gjithesesi këtë herë numri i politikanëve liberalë të majtë ishte më i pakët se vitet e tjera. Për shkak të mundësisë së zgjedhjeve të parakoshme si kancelari edhe kandidatja për këtë post u përpoqën të përhapnin mesazhet e tyre tek të pranishmit: "Gjermania ka nevojë për besim dhe vlera".


"Ditët e Kishës Protestante" kishin këtë herë si qëllim që t'i nxisin njerëzit të besojnë tek mundësitë e Gjermanisë. Ato ishin ditë të përvojave të përbashkëta mes brezave dhe të përjetimit të një kishe të gjallë. Kishës do t'i bënte mirë si një dozë vitaminash, sikur nëpër famulli të transmetohej edhe një pjesë e vogël e kësaj përvoje.

E pra në rast se fëmija më pyet "E, si ishte në "Ditët e Kishës Protestante"? do t'i tregoj pikërisht këto dhe do t'i them: "Aktiviteti tjetër "Ditët e Kishës Protestante" zhvillohet pas dy vjetësh në Këln. Shko atje, merr pjesë i qeshur dhe krijo vetë një mendim tëndin!"