1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më pak se katër javë para zgjedhjeve për institucionet evropiane, partitë e Gjelbra nga 32 vende themeluan një parti të përbashkët.

Filip Kraseljmajer22 Shkurt 2004

Pika kulmore ishte nënshkrimi sot në Romë i kartës themeluese të Partisë së Gjelbër Evropiane.

https://p.dw.com/p/ArIG

"Në Kapitol, ku e ka zanafillën edhe marrëveshja e Romës, prej së cilës doli edhe BE, u nënshkrua akti themelues i partisë së parë kontinentale, e cila pëfshin 32 parti të gjelbra nga e gjithë Evropa,midis tyre atë të Gjeorgjisë, e cila vec të tjerave bën pjesë në qeveri me një ministër.Le ta themi: ky është një proces historik, të cilin në vitet e ardhshme duhet ta kalojnë të gjitha partitë e tjera."

Ne jemi të parët thotë jo pa kënaqësi kryetari i të Gjelbërve italianë dhe ish-ministri i bujqësisë, Alfonso Pekoraro Skanio. Nga Italia vjen edhe njëri nga dy kryetarët e partisë së re, Gracia Franceskato; kolegu i saj mashkull është finlandezi, Peka Havisto. Sepse, edhe në rrafsh evropian, të Gjelbrit që e vërejnë me rreptësi të madhe raportin midis dy gjinive, nuk e harrojnë 50%-in.

Kjo pasqyrohet edhe në fotografinë në grup të anëtarëve themelues të mbledhur në Romë, e cila, si në një takim qeveritar të nivelit të lartë u bë në tavolinën e stërmadhe të nënshkrimeve në bashkinë e Romës. Në këtë fotografi të zë syri shumë më tepër femra se sa në takimet e zakonshme të nivelit të lartë. Në përfundim të ceremonisë, pjesëmarrësit kënduan himnin e Evropës, të marrë nga Sinfonia e 9-të e Evropës. 32 anëtarët e 29 shteteve (midis të tjerash, meqenëse Anglia dhe Skocia numrohen vecmas) simbolizohen nga emblema e përbashkët, një luledielli me 32 petale. Në fushatën elektorale për zgjedhjet evropiane, kjo parti do të përdorë të njëjtat parulla të luftës elektorale; dhe të Gjelbrit kanë vendosur që cdo kandidat të marrë pjesë në fushatat elektorale edhe në vende të tjera të BE, jo vetëm në vendin e vet.

Që themelimi i partisë kontinentale u krye në Itali, vec kuadrit historik për celjen e rrugës për në BE më 1957 ka edhe një shkak tjetër: shumë partnerë duan t'i ndihmojnë shokët italianë të partisë për një nisje me efekt në medie të fushatës elektorale, meqenëse për të Gjelbrit evropianë ka shumë rëndësi një tërheqje veshi për koalicionin Mes-I Djathtë të Silvio Berluskonit. Edhe njëherë, kryetari i të Gjelbërve italianë Pekoraro Skanio:

"Në një vend si Italia, me politikën e saj provinciale të brendshme, e cila bazohet në fyerje, thashetheme etj, projekti ynë evropian ka vecanërisht rëndësi. Ai që në zgjedhjet për Evropën do të votojë për paqen dhe ekologjinë, ai duhet të zgjedhë të Gjelbrit. Ai që është edhe kundër Berluskonit, por zgjedh listën e Prodit, forcon një opozitë, e cila është më e moderuar, por që interesohet edhe për tema si mbarsja artificiale dhe Iraku. E parë në këtë kuadër, në qershor, në kampin mes-i majtë ne kemi një lloj zgjedhjeje paraprake."

Në plan afatgjatë megjithatë, Pekoraro Skanio dëshiron të transmetojë në plan evropian parrullën, që proklamuan të Gjelbrit italianë në fillimet e tyre: as djathtas, as majtas, por përpara!