Më në fund buxheti miratohet
23 Dhjetor 2006Pas debateve të ashpra ndërmjet pozitës dhe opozitës, kosovare rreth çështjes së miratimit të buxhetit të konsoliduar të Kosovës, më në fund buxheti u miratua. Buxheti për vitin 2007, do të jetë 716 milionë euro. Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, pati akuzuar opozitën kosovare se qëllimisht po e përdor çështjen e buxhetit si mjet për rrëzimin e qeverisë, ndërsa, sipas tij, mosmiratimi i buxhetit do të lë pa rroga punonjësit kosovarë qysh më muajin Janar. Ndërkohë përfaqësues të opozitës kanë hedhur poshtë konstatimin e kryeministrit, Agim Çeku.
Në seancën e shkuar, në mungesë kuorumi të nevojshëm të deputëtëve të pranishëm në sallë, nuk arriti që të miratohej buxheti. Në seancën e sotme, serish munguan deputetët e partisë më të madhe opozitare, PDK-së, mirëpo, koalicioni qeveritar kërkojë që të votohet për buxhetin.
Megjithë debatet e ashpra ndërmjet pozitës dhe opozitës buxheti i konsoliduar i Kosovës, për vitin 2007 konsiderohet i miratuar. Përfaqësuesit e koalicionit qeveritar, këtë e cilësojnë si një sukses të parlamentit, për faktin që institucioni më i lartë në vend pa ndihmën e UNMIK-ut, arriti të miratojë buxhetin. Këtë sukses ata e bazojnë në faktin që në rast të mosmiratimit të buxhetit nga ana e parlamentit të Kosovës, është dashur që buxheti të miratohet nga shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, sepse këtë e lejon rezoluta 1244 me të cilën akoma administrohet Kosova.