Lufta elektorale në Gjermani & 25 vjet Solidarnost & Katastrofa natyrore në SHBA | Studimi në Gjermani | DW | 04.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Lufta elektorale në Gjermani & 25 vjet Solidarnost & Katastrofa natyrore në SHBA

Shtypi ndërkombëtar i javës ka pasur në fokus të komenteve dhe analizave pjesëmarrjen e Gjermanisë në festimet e 25 vjetorit të sindikatës polake Solidarnost dhe reagimet në Evropë ndaj katastrofës natyrore në SHBA si dhe fushatën elektorale në Gjermani.

Lidhur me jubileun e 25 vjetorit të themelimit të sindikatës polake, Solidaritet, nga Leh Valesa gazeta britanike "THE GUARDIAN" komenton: "Gushti 1980 me të drejtë kujtohet si muaji, në të cilin ekeltriçistë të vendosur polakë të kantierit detar Lenin në Gdansk ndryshuan botën, duke themeluar të parën lëvizje të pavarur të punëtorëve në Evropën Lindore. ... Eshtë mëse e përshtatshme që ndër pjesëmarrësit e ceremonive përkujtimore ... të jetë i pranishëm edhe Vaclav Havel, dramaturgu, i cili nxiti ish-Çekosllovakinë që të fitojë lirinë. Edhe presidenti i Gjermanisë, është i pranishëm si përfaqësues i kombit përgjegjës për brutalitetin e ushtruar në shekullin e 20 në tokën polake. Bie në sy vetëm mungesa e përfaqësuesve të Rusisë, një dëshmi shqetësuese kjo për tensionet mes Moskës dhe Varshavë", vëren "THE GUARDIAN".

Gazeta franceze "OEST FRANCE" kritkon: "Për fat të keq Franca neglizhoi pjesëmarrjen në ceremoninë festive. Kjo mungesë ra në sy. "Ju nuk keni kuptuar asgjë", na tha udhëheqësi i Solidarnostit. Megjithatë Gjermania, Britania e Madhe, ShBA dhe shumë vende të tjera ishin të pranishme në radhët e para", konstaton parizienia "OEST FRANCE".

Lidhur me reagimet në Evropë ndaj katastrofës natyrore në Jug të ShBA gazeta "LUXEMBURGER WORT" komenton: " ... Nisur nga mëshira për numrin tronditës të viktimave, por edhe nga dëshpërimi therrës i njerëzve të pafajshëm, nuk duhet të gjykojmë të nxituar dhe të dalim në skenë me kritika aspak delikate. ... Shumë, e kryesisht shumë komentatorë evropianë të politikës dhe mediave, me në krye ministrin gjerman të ekologjisë, Jyrgen Tritin, nuk mundën t´i bëjë ballë joshjes për të kritikuar, se ironia e keqe e fatit ka damkosur "dëmtuesin e klimës ShBA" me viktima të paafta përballë natyrës. Kjo nuk përbën ndonjë kontribut as intelektual dhe as human. Kultura e debatit politik në SHBA, veçanrisht edhe liria shëmbullore e shtypit, duhet të jenë garanci e mjaftueshme për ne, që të kemi besim tek aftësia e amerikaënve, për të nxjerrë mësimet e duhura prej gabimeve të politikanëve të tyre", nënvizon "LUXEMBURGER WORT".

Ndërsa "NEW YORK TIMES" analizon: "Padyshim shumicës së evropianëve i vjen keq për atë që ndodhi. Shumë prej tyre do të japin kontributin e tyre në ndihmë të viktimave. Njëkohësisht rrethanat e specifike të ngjarjeve në New Orleans dhe Biloxi kanë rritur tendencën, që të forcohen përfytyrimet më të këqia për Amerikën në Evropë. Përfytyrime këto për pabarazinë tronditëse dhe ngurtësinë kundrejt përkujdesjes së përgjitshme si dhe mungesën e asaj që evropianët e quajnë "solidaritet", tërheq vëmendjen "NEW YORK TIMES".

Së fundi edhe reagime të shtypit evropian ndaj fushatës elektorale në Gjermani.

E përditshmja italiane "CORRIERE DELLA SERA" flet për rregulla të ashpra loje të luftës elektorale gjermane: "Nëse loja do të ashpërsohet, atëherë fillojnë të luajnë të fortët. ... E reja e vërtetë është, se tani edhe gruaja e Shrëderit, Doris është futur në fushën e lojës. Ajo ishte protagonistja e një sulmi personal ndaj kandidates kristjandemokrate - një grua karriere pa fëmijë - e cila me biografinë e saj nuk mishëron përvojën e shumicës së grave". Lufta elektorale në Gjermani po hyn në fazën më të nxehtë dhe paralajmëron ndezjen e shkëndijave", komenton milanezja "CORRIERE DELLA SERA".

Gazeta belge "LE SOIR" komenton shpirtin luftarak të kancelarit: "Gerhard Shrëder hidhet me të gjithë forcën në betejë. Ai akuzon kristjandemokratët, se duan të kthehen në shekullin e 19. Ai ironizon disidentët socialdemokratë që tani janë bashkuar me partinë e socializmit demokratik. ... Për Shrëderin e djathta paraqet rrezik për paqen sociale, ndërsa e majta postkomuniste është sipas tij një grupim i utopistëve", analizon "LE SOIR"

  • Data 04.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Artz
  • Data 04.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Artz