Le të kthehemi në pjesë e zgjidhjes së problemit
12 Dhjetor 2007Faza më e nxehtë e konferencës së klimës në Bali filloi me një minutë heshtje për viktimat e shkaktuara nga terrori në Algjer. Edhe Sekretari i Pergjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon shprehu keqardhjen e tij për viktimat. Pastaj ai ju drejtua pjesëmarrësve të konferencës së klimës me një apel të qartë: "Nëse do të largohemi nga kjo konferecencë pa marrë vendime atëherë do të tregohemi dështakë, jo vetëm në sytë e qeverive që na kanë ngarkuar me këtë detyre, por edhe para gjithë njerëzve të botës që kanë kthyer sytë nga ne dhe preson zgjidhje".
Procesi i vështirë
Megjithatë rruga për marrjen e vendimeve është shumë e vështirë, sepse në konferencë sundojnë grindjet nëse duhen marrë apo jo vendimet për vendosjen kufijve të detyrueshëm për uljen e gazrave që shkaktojnë efektin serë, apo nëse do të merre vetëm vendimet për procesin që duhet të ndiqet. Pikëpamjet e europianëve, amerikanëve dhe vendeve në zhvillim janë të ndryshme. Presidenti i Indonezisë Susilo Bambang Yudhoyono thotë: "Ne duhet të sigurohemi se Kombet e Bashkuara të Amerikës, superfuqia më e madhe ekonomike e botës, dhe prodhuesi më i madh i gazrave që shkaktojnë efektin serë, si prirës i teknologjisë botërore, do të marrë pjesë në marrëveshjet që do të arrihen për mbrojten e klimës në vitin 2012."
Australia prin në marrjen e vendimeve
Me duartrokitje të mëdha u prit edhe kryeministri i australisë Kevid Rudd. Ai ratifikoi para një jave marrëveshjen e Kijotos dhe këtu në Bali thotë se: "Qeveria australiane ka vendosur që deri në vitin 2050 të ulë në krahasim me vitin 2000 me 60 përqind gazrat e prodhuara. Dhe për të arritur këtë ne do të ngremë deri në vitin 2010 një sistem për tregtimin e emisioneve të gazrave."
Faktet shkencore për pasojat e ndryshimit të klimës i tha më parë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon: "Ne të gjithë jemi pjesë të problemit të rritjes së temperaturës së klimës - le të kthehemi edhe në pjesë e zgjidhjes së problemit - dhe këtë ta fillojmë këtu në Bali. Na lini ta kthejmë krizën e klimës në një pakt për klimën".