1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kucma në Gjermani

Utte Schaeffer20 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/Ar7W
Përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike ndërshtetërore, ishte tema qendrore e takimit mes kancelarit Gerhard Shrëder dhe presidentit të Ukrainës Leonid Kucma. Ishin këto konsultimet e pesta me radhë në nivelin më të lartë, të filluara që nga paraardhësi i Shrëder, ish - kancelarit Helmut Kohl. Kjo paraqitete rëndësishme edhe për faktin se pas anëtarësimit në maj të dhjetë vendeve të tjera në BE, Ukraina do të kufizohet me këtë organizëm. Vet Ukraina për synim kryesor në këtë moment ka futjen në Organizatën botërore tregtare. Kancelari Shrëder beson se ky është një shans i mirë për eksportin gjerman: "Ukraina është për Gjermaninë një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe me mundësi të mëdha për përmirësimin e raporteve ekonomike. Ukraina ka një tempo të lartë zhvillimi që për eksportin gjerman është e një rëndësie të vecantë, sepse është në interesin e sipërmarrjeve tona që të jenë prezente atje".

Takimi i sotëm ishte nën hijen e incidentit lidhur me një epror ushtarak në ambasadën e Ukrainës në Berlin, i cili në prag të vitizës së Kucmës u largua nga posti i tij. 58 vjecari Valeri Kravcenko ishte dikur pjesëtar i shërbimit sekret KGB, në kohën e Bashkimit Sovjetik. Në një intervistë për Dojce Velen, ai deklaroi se e kishte për detyrë spiunimin e liderëve opozitarë gjatë vizitave dhe aktiviteteve të tyre në Gjermani. Kravcenko thotë se për këto pohime ka dëshmi dhe dokumntet e duhura të cilat do t'ia dorëzojë Prokurorisë në Kiev. Lidhur me këto kritika, Kucma u shpreh: "Eshtë e drejtë e Kravcenkos të bëjë deklarata të këtilla. Mirëpo ju ndoshta e dini se në këtë kohë janë larguar nga shërbimi sekret i Ukrainës shumë eprorë të cilët kanë punuar në KGB gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik. Unë kam nënshkruar shkarkimin e të gjithë ish - pjesëtarëve të KBG, për shkak të nevojës së demokratizimit të vendit", tha ai. Më tej Kucma theksoi se përmes shërbimit sekret gjerman është informuar se Kravcenko ka patur kontakte edhe me shërbimet tjera sekrete. Por është e qartë poashtu se Kucma kritikohet për një kohë të gjatë për shkak të një raporti të vrazhdë me opozitarët dhe mediat. Sjelljet e tija ndaj mediave i ka kritikuar hapur edhe Këshilli i Evropës. Shrëder tha se interesi i Gjermanisë është një Ukrainë stabile dhe demokratike, ku të sundojë shteti juridik. Në tetor në këtë vend pritet të zhvillohen zgjedhjet e reja presidenciale.