1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeprokurorja Ponte pret së shpejti arrestimin e Ratko Mlladiçit

6 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqlz
Hagë: Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi Karla del Ponte e sheh të mundur arrestimin gjatë javëve të ardhshme të ish-gjeneralit serb Ratko Mlladiç. Ajo shpreson që për këtë do të ketë një bashkëpunim përkatës me qeverinë serbe, tha Del Ponte për gazetën britanike 'Financial Times'. Mlladiç, i cili gjatë luftës së Bosnjës ka qenë shef i ushtrisë së serbëve të Bosnjës akuzohet për masakrën ndaj myslimanëve të kryer në Srebrenicë në vitin 1995.