1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi

Ahmeti, Esat7 Janar 2008

Kërkesa e Unionit Kristiandemokrat për ashpërsimin e kodit penal për të rinjtë është temë qëndrore në të përditshmet gjermane.

https://p.dw.com/p/ClHf
Derë qelie
Derë qelieFotografi: AP

«Märkische Oderzeitung» lidhur me këtë temë lexojmë: "Pra Unioni Kristiandemokrat dëshiron ashpërsimin e kodit penal për të rinjtë. A do t'i ndihmojë kjo kryeministrit të Hessenit, Roland Koch do ta tregojë 27 janari, por nëse do të ndikojë ajo kundër të rinjve të dhunshëm shihet me dyshim. Por e drejtë është deklarata e kryeministrit kristdemokrat të Sanksonisë, Wulff: 'Eshtë e drejtë e shumicës, që të mos heqë dorë nga ushtrimi i të drejtave të lirisë'. Në këto të drejta bën pjesë edhe udhëtimi me tramvaj, pa e ndjerë veten të rrezikuar. Në këtë mes është me rëndësi të dorës së dytë, nëse ky kërcënim vjen nga të rinjtë me sfond emigrantësh apo prej ekstremit të djathtë", thuhet në «Märkische Oderzeitung».

Ndërkaq nga e përditshmja «Fuldaer Zeitung» shkëpusim: "A thua besojnë seriozisht ata që bëjnë thirrje për ashpërsimin e ligjeve se kjo gjë do të ndryshonte diçka? Nuk mund të paramendohet që keqbërësve në tramvajin e Mynihut ju ka shkuar ndërmend masa e dënimit, që mund të marrin kur kanë sulmuar në formën më brutale viktimën e tyre. Në disa shtete federale amerikane aplikohet ende dënimi me vdekje. Sipas logjikës së atyre që kërkojnë ashpërsimin e ligjeve kjo do të duhej të tmerronte vrasësitë potencialë. Por jo, nuk ndodh një gjë e tillë: Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkalla e vrasjeve është më e lartë sesa në Gjermani", nënvizon «Fuldaer Zeitung».

Dhe për fund shfletojmë gazetën «Münchner Merkur», e cila për kriminalitetin në mesin e të rinjve në Gjermani shkruan: "Në këtë mënyrë si qytetar i thjeshtë nga shiu futesh buzë çatisë: të rinjët godasin në formë brutale në tramvaj dhe jashtë fillojnë zullumin politikanët. Unioni Kristiandemokrat prezanton një katalog për ashpërsimin e kodit penal për të rinjtë, shefi i Partisë Socialdemokrate Kurt Beck, kundërpërgjigjet me veto. Kjo është rrëmujë e fushatës elektorale në vend të zgjidhjes së problemit. Me të drejtë reagojnë ndërkaq njerëzit e thjeshtë: është siguria e tyre ajo për të cilën bëhet fjalë. Ata si taksapaguesë investojnë shumë në sektorin e drejtësisë, policisë dhe për partitë politike dhe tani duhet të dëgjojnë propozime të mençura se si qytetarët duhet të kenë më tepër kurajo qytetare dhe të ndërhyjnë në raste të tilla. Por, jo secili ka lindur për të qenë hero dhe jo të gjithë kanë dëshirë që t'ia thyej hundët një i ri i cili pastaj do të lirohet sërish nga një gjykatës i strëngarkuar me lëndë të të rinjve në gjykatë".