1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina ka mësuar nga e kaluara

Astrid Freyeisen15 Maj 2008

Qeveria kineze reagoi shpejtë dhe me njëtransparencë të pazakonshme, pas katastrofës së termetit. Nuk shihet asgjë nga tregimi i zakonshëm i muskujve, para botës perëndimore. Duket se Kina ka mësuar nga e kaluara.

https://p.dw.com/p/E0Tp
Pas tërmetit në Kinë
Pas tërmetit në KinëFotografi: AP

Viti 2008 do të kishte qenë vit shumë i lumtur për Kinën. Numri tetë konsiderohet si numër me fat, që do të duhej të ishte perfekte për lojrat olimpike dhe krenarinë kineze. Por nuk është kështu: së pari kaosi me rreshjet e dëborës në jug të Kinës, në mars pasuan përleshjet e përgjakshme në Tibet, që shkaktuan protesta të shumta në botën perëndimore dhe kundërreagimet e nacionalistëve kinezë, me përplot urrejtje dhe propagandë. E tani edhe katastrofa humanitare, pas termetit të fuqishëm me dhjetëra mijëra të vdekur.

Që në minutat e parë u pa se reagimet e Kinës zyrtare ndonjë herë janë shumë të çuditshme. Nuk kishte asgjë nga propaganda dhe zbukurimet e realitetit. Agjencitë dhe mediat shtetërore menjëherë filluan me raportime nga rrugët. Tregohen shkatërrimet, gërmadhat dhe njerëzit e lënduar e të vdekur. Reporterët informojnë për tragjeditë njerëzore dhe problemet e forcave të shpëtimit.

Ekspertëve u lejohet që këtë zonë para kamerave, ta quajnë shumë të rrezikuar. Gazetarët e huaj nuk pengohen të raportojnë nga vendi i katastrofës. Për befasi, nuk ka pothuajse aspak cenzurë, që konsiderohet si një prej sukseseve të mëdha për lirinë e shtypit, e cila garantohet edhe me kushtetutën e Kinës.

I pazakonshëm ishte edhe reagimi i politikanëve: pa kaluar dy orë nga termeti, në vendin e ngjarjes ishte kryeministri ëen Jiabao. Ai drejton personalisht shtabin e krizave, natyrisht i përcjellë nga kamerat televizive dhe politikanë të shumtë, që ka për synim prezantimin e angazhimit të kuadrove komuniste.

Aktualisht nuk mund të thuhet se kur do të qetësohet situata dhe cili është numri i viktimave. Deri tani ishte e paparamendueshme që të pranohet se Kinën ka kapluar një tragjedi e këtillë, por edhe më me rëndësi është angazhimi i forcave të shpëtimit. Kinezët po ndërmarrin të gjitha masat për shpëtimin e njerëzve. Janë angazhuar me qindra mijëra ushtarë dhe mjekë. Dhe kjo duket se nuk ka të bëjë fare me tregimin e muskujve para botës, që dëshmon edhe ftesa për ndihma nga jashtë. Qeveria kineze kërkoi ndihmë dhe demonstron vullnet për bashkëpunim. Ndër organizatat e ndihmës është edhe Karitasi gjerman.

Me plot të drejtë, Kinën ka lavdëruar edhe OKB. Duket se kinezët kanë mësuar nga gabimet e të së kaluarës, por mbetet e hapur nëse kjo do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë. Shtimi i bashkëpunimit nuk do të cënonte as pushtetin e komunistëve, sepse prioriteti më i lartë është një Kinë stabile. Kinezët besojnë se termetit sjellin ndryshime negative, ndërkohë që vizioni i qeverisë komuniste do të matet me sjelljen gjatë kësaj katastrofe.