1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Karamanlis: "Ne mbështesim orientimin evropian të Turqisë"

Stamatis Asimenios9 Shkurt 2004

Intervistë me kryetarin e partisë greke "Neo Demokratia" Kostas Karamanlis

https://p.dw.com/p/ArIU
Gati një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare më 7 mars në Greqi në bazë të sondazheve me elektoratin kryeson partia liberal-konseervatore "Nea Demokratia" e Kostas Karamnlis. Ky i fundit është nip i ish-kryeministrit Konstandinos Karamnlis, i cili e udhëhoqi asokohe Greqinë drejt BE-së. Ditët e fundit Karamanlis organizoi një miting elektoral me emigrantët grekë në Dyseldorf të Gjermanisë, ku ai foli përpara 3.500 simpatizantëve të partisë së tij. Në intervistë për Deutsche Welle-n Karamnlis pronocohet lidhur me cështjen e antarësimit të Turqisë në BE si dhe problemin e Qipros. I pyetur lidhur me perspektivën evropiane të Turqisë nisur nga perspektiva e partisë që ai drejton, Kostas Karamanlis thekson: "Ne e mbështesim orientimin evropian të Turqisë. Argumentimi ynë mendoj, se është i qartë. Me kusht që Turqia të rrespektojë të gjitha rregullat e parashtruara evropiane, një Turqi evropiane do të kishte efekt pozitiv në të gjitha drejtimet: ndaj vetë Turqisë, por edhe ndaj Greqisë, ndaj të jgithë rajonit të Ballkanit e sigurisht edhe ndaj Evropës. Kjo është sot një sfidë e madhe për Turqinë. Nëse dikush thotë që do të hyjë në bahskësi, kjo tingëllon mjaft bukur, por vetëm me fjalë ky mbetet një qëllim abstrakt. Konretisht kjo do të thotë, se krahas një sërë të drejtash e ndoshta edhe privilegjesh që gëzon prej antarësimit në BE, duhet të pranosh e të përmbushësh edhe detyrimet e rregullat e kësaj bashkësie. Më e rëndësishmja është që Turqia t´i afrohet në mënyrë substanciale Evropës." Se cilat janë kushtet për një perspektivë evropiane të Turqisë, kreu i "neo Demokratias" nënvizon: "Eshtë e paiamgjinueshme që një shtet që dëshiron ta quaj veten evropian të kërcënojë me përdorimin e dhunës. Kjo nuk pranohet në asnjë mënyrë. Një gjë e tillë është e përkufizuar qartë dhe e paimagjinueshme. Një shtet i BE-së nuk lejohet të abuzojë me të drejtat e njeriut. Për një anëtar të BE-së është e pamundur që p.sh. ushtria, një elitë, apo edhe një kastë politike të ushtrojnë influencë ndaj ekzekutivit, ose të ushtrojnë presion ndaj institucioneve demokratike. Këto janë vetëm disa shembuj. Unë dua që ta inkurajoj Turqinë për të vazhduar rrugën e saj evropiane. Ky është synimi im." Partia popullore evropiane, antare e së cilës është edhe "Neo Demokratia" greke ka një qëndrim mjaft negativ kundrejt antarësimit të Turqisë në BE. I pyetur lidhr me këtë cështje, zoti Karamanlis thekson: "Kyci i kësaj cështjeje është në duart e vet Turqisë. Nëse evropianët do të binden që Turqia vërtetë ka vendosur të forcojë shoqërinë demokratike, liberale dhe të hapur, të pajisur me të drejta por njëkohësisht edhe me detyrime, vlera e parime që janë në fuqi në vednet evropiane, atëherë askush nuk do t´i thotë "jo" antarësimit të saj në BE." Një cështje delikate në procesin e zgjeirmit të BE-së si dhe në të gjitha proceset integruese të saj është ishulli i ndarë i Qipros. Më 10 maj të këtij viti pjesa greke e Qipros të do antarësohet zyrtarisht në BE. Se cili është qëndrimi i partisë "Neo Demokratia" lidhur me problemin e Qirpos, zoti Kostas Karamnalis sqaron: "Ne jemi të parët që angazhohemi për zgjidhjen e cështjes së Qirpos. Eshtë turp që në Evropë ende ekzostin një mur ndarës, ky ë shtë muri në Nikozi. Unë jam i bindur që antarësimi i Qipros në BE do t´i japë një dinamikë pozitive procesit të zgjidhjes së kësaj cështjeje, sic i thonë fjalës, vallëzimi kërkon dy partnerë." Sa i përket procesit të negociatave për zgjidhjen e cështjes së Qipros dhe qëndrimit të palës turko-qipriote në këtë drejtim, Karamanlis komenton: "Deri tani pala turke e Turqisë dhe ajo turke e Qipros përvec deklaratave verbale nuk kanë shprehur asnjë vullnet serioz për kapërcimin e këtij problemi. Ky është realiteti. Fillimisht mendoj, se duhet të bëhet e qartë, nëse pranohet plani i Kofi Ananit si bazë për zgjidhjen e problemit. Sa i përket zgjidhjes vetë, ne nuk kemi tabu por vetëm parime. Po jap një shembull: një zgjidhje e cështjes së Qirpos duhet të jetë funksionuese. E them me vetëdije të plotë funksionuese dhe jo e drejtë, sepse termi i drejtë mund të tingëllojë si subjektiv." Se cila mund të jetë zgjidhja e konfliktit të Qipros, Karmanlis thekson: "Zgjidhja duhet të jetë të paktën funksionuese dhe të jetë e qëndrueshme afatgjatë. Për një vend që është ndërkohë anëtar i BE-së, kjo kërkon një qëndrim konfrom bashkësisë, që do të thotë një sërë rregullash, të cilat janë në fuqi në BE. Qipriotët grekë apo turq nuk duhet ta ndejnë më veten si qytetarë të klasit të dytë krahasuar me shtetasit e vendeve të tjera si Gjermania, Belgjika apo Holanda, e më pas krahasuar edhe me shtetasit e Hungarisë, Sllovenisë apo të Polonisë. Nëse përmbushen këto kushte atëherë nuk ka asnjë pengesë për zgjidhjen e problemit të Qipros."