1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Karamanlis i premton Nanos përmirësimin e pozitës së emigrantëve shqiptarë

Niko Anagnosti5 Maj 2004

Nano: Morrëm gjithë mbështetjen e duhur nga kryeministri Karamanlis për të vazhduar përshpejtimin e procedurave të legalizimit

https://p.dw.com/p/AqvE


Pranimi më në fund nga Athina zyrtare që të hapet dosja e pasurive të sekuestruara të çamëve të Greqisë të dëbuar pas luftës paralelisht me atë të kthimit të pasurive për pjesëtarët e minoritetit grek në Shqipëri përbën sigurisht një zhvillim të rëndësishëm në kuadrin e marrdhënieve të deritanishme shqiptaro-greko. Por ai nuk është i vetmi element i ri që shënohet me vizitën këtu në Athinë të kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano që jo pa qëllim theksoi fatin se është i pari kryeministër i një vendi ballkanik që pritet në rezidencën e kryeministrit të ri grek Karamanlis. Zhvillimi tjetër ka të bëj me ndryshimin e qeverisë së Athinës sa i përket vendit të minoritetit grek të Shqipërisë në raportet greko-shqiptare, fatin e të cilit ia beson tash kursit evropian të Shqipërisë. Kryeministri shqiptar i dha për këtë Athinës çdo garanci ashtu siç morri gjithë mbështetjen e duhur nga Karamanlisi për përmirësimin e pozitës së migracionit shqiptar që në një masë të konsiderueshme të tij jeton ende me frikën e ekstradimit pas përfundimit të Olimpiadës:

"Shfrytëzoj nga ky rast të komunikoj me të gjithë bashkëatdhetarët e mij që jetojnë dhe punojnë në tokën helene se gjetëm gjithë mirëkuptimin dhe morrëm gjithë mbështetjen e duhur nga kryeministri Karamanlis për të vazhduar përshpejtimin e procedurave të legalizimit dhe normalizimin e qëndrimit të tyre në këtë vend fqinj dhe mik", theksoi kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano.