1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

IRA dhe dorëheqja e drejtorit të DaimlerKraisler

31 Korrik 2005

Gjatë kësaj jave, komentatorët e gazetave të huaja, një vëmendje të posaçme i kanë kushtuar shpalljes së paqës prej organiaztës irlandeze IRA, si dhe dorëheqjes së drejtorit të koncernit automobilistik DaimlerKraisler, Jyrgen Shremp. Ndalemi fillimisht t ek shpallja e paqës prej organizatës IRA. Gazeta Luxemburger Wort shkruan:

https://p.dw.com/p/AruP
Fotografi: AP


"Duhet patur një lloj distance ndaj fjalëve të Gëtes: "Porosinë po e dëgjoj shumë mirë, por nuk po i besoj". Në vitin 1994 dhe 1997, IRA ka ofruar armëpushim, i cili kohë pas kohe, nuk është respektuar. Megjithë këto dyshime, oferta e tanishme për paqë vie në një moment kur Britania e Madhe, gjendet midis luftës së ashpër kundër terrorizmit, pa marrë parasyshë origjinën e tij...
Në kohën e terrorit global, edhe IRA duhet të shtrojë çështjen e besueshmërisë ndaj luftës së saj çlirimtare. Tentativat për bashkimin e Irlandës me dhunë, në këtë kohë, me siguri që nuk mund të konsiderohen një mjet legjitim i ndonjë organizate ilegale".

Të njëjtës temë i referohet edhe gazeta e Romës, La Republika e cila komenton:

"Në të kaluarën ka ndodhur disa herë që ofertat e IRA-s të përcillen me shpresa të mëdha, por pa ndonjë rezultat konkret. As kësaj radhe askush nuk e beson se fjalët do të pasohen me vepra. Pas 36 vjet lufte dhe më shumë se 3.600 të vdekurve, nuk ka mbetur asgjë tjetër veçse paketimi i gjërave dhe rruga për në shtëpi. Kjo nuk është e lehtë për ata të cilët një kohë të gjatë të jetës së tyre ia kanë kushtuar luftës së armatosur kundër Britanisë së Madhe. Mirëpo terrorizmi nuk është ndonjë punë, nga e cila mund të heqet dorë kaq shpejt. Në veçanti kur dihet fakti se ai ndërlidhet edhe me interesa financiare dhe sociale. Prandaj, është shumë vështirë të heqet dorë për një kohë të shkurtë."

Ndërsa për gazetën britanike, The Times ka majft hapsirë për mendime dhe dyshime:

"Për dëshprime ka mbetur shumë hapsirë. Vetë IRA më nuk ka vullnet apo ndoshta dhe forcë, për realizimin e synimeve të saja. Ndoshta edhe udhëheqësit e vjetër të Unionistëve protestantë janë pengje të retorikës së tyre, për t'i thënë po një oferte të këtillë. Prandaj nuk ka ndonjë shkak tepër të madh për më shumë shpresa se në festat e tjera".

Ndërsa gazeta Liberation e Parisit, pohon se vendimi i fundit i kësaj rganizate duhet të shikohet me tone më pozitive:

"Gjesti i IRA-s hapë horizonte të reja, edhe pse shumë vëzhgues janë skeptikë. Për vendosjen e paqës duhen dy palë. Topi tani është në gjysmëfushën e lojalistëve. Ndërsa IRA, apo ish - IRA, duhet të dëshmojë vullnetin për çarmatimin e plotë dhe luftën politike për realizimin e qëllimeve të veta".

Para se të ndërrojmë temë, ndalemi edhe tek qëndrimet e gazetës El Pais, të Madridit, e cila natyrisht vendimin e IRA-s e ndërlidhë me luftën ndaj organiaztës baske ETA:

"Vendimi i IRA-s, për heqje dorë nga armët, forcave britanike të sigurisë u mundëson përqendrimin e plotë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ky vendim ka një aspekt të rëndësishëm edhe për Spanjën: organizata baske ETA mbetet banda e vetme e armatosur në Evropën e lirë".

Kalojmë tani në dorëheqjen, pas dhjetë vjetësh në këtë post, të drejtorit të koncernit Daimler Kraisler, Jyrgen Shremp. Salcburger Nahrihten, e Austrisë shkruan:

"Shremp e gjeti një moment të mirë për dorëheqje, në kohën kur firma nuk ishte në probleme të mëdha. Një kohë të gjatë, koncerni ishte pacient amerikan, pas problemeve të mëdha me Mitsubishin dhe Fuson. Fillimi i prodhimit të veturës Smart, poashtu shkaktoi një krizë të përherëshme. Ndërkohë që në fund edhe vet Mercedesi filloi të përballet me probleme dhe mangësi. Shremp megjithatë ia doli t'i sigurojë vendet e punës për 160.000 bashkëpuntorët në Gjermani, deri në vitin 2012. Dhe për këtë shkak, emri i tij në të ardhmen sërish mund të fillojë të shkëlqejë".

Ndërsa Noje Cyrisher Cajtung e Zvicrës, më shumë vëmendje i kushton pasardhësit të tij, Diter Zetsche:

"Zgjedhja e Zetsches duket me kohë. Ky 52 vjeçar i cili në këtë koncern punon që prej vitit 1976, në vitet 90-ta dha një kontribut të madh në këndelljen e disa pjesëve të tij. Ndërkohë që tërë kohën konsiderohej si i padashur i drejtorit Shremp. Në qoftë se Zetsche nuk i përsëritë gabimet e paraardhësit të tij, dhe e kthen koncernin në rrugën e duhur, ai me siguri që do të shpërblehet edhe prej aksionarëve - më të cilët Shremp kishte humbur pothuajse çdo kontakt".