1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapet zyra gjermane në Bruksel

Peter Heilbrunner5 Shkurt 2007

Në zyrën e Brukselit do të punësohen 18 bashkëpunëtorë. Kryesisht aty do të mblidhen deputetët gjermanë, të cilët do të informohen nga afër për zhvillimet në Bashkimin Evropian.

https://p.dw.com/p/Aqxi
Fotografi: AP

Kryetari i Komisionit për Evropën, Matias Visman i CDU-së mendon se kjo do të bëjë Evropën për deputetët më të kuptueshme dhe më transparente. Berlini dhe Brukseli gjenden larg rreth një orë fluturimi me avion, por deputetët gjermanë edhe më tej janë pak të informuar për zhvillimet në kryeqendrën e Bashkimit Evropian.

Në të ardhmen kjo duhet të ndryshojë sepse në Bruksel hapet një zyrë për ndërlidhje më të mira. "Ne besojmë se gjithnjë e më shumë duhet të informohemi edhe në Bundestagun gjerman me vendimet e Brukselit dhe t'i praktikojmë këto vendime. Përkundër faktit që mundësitë e veprimit në nivelin kombëtar nuk janë tepër të mëdha" thotë Peter Struk.

Për shefin e fraksionit të deputetëve socialdemokratë në parlamentin gjerman, është me rëndësi që të jenë sa më të informuar me lëvizjet politke në Bruksel. Zyra për ndërlidhje do të ketë 18 bashkëpunëtorë. Ata duhet të mbledhin sa më shumë informacione për zhvillimet në institucionet e BE, për propozimet dhe ndryshimet në marrveshjet e Komisionit Evropian dhe për punën e Parlamentit Evropian. Shkurt: Ata duhet të mbledhin informacionet e duhura për deputetët gjermanë, me qëllim që ata të mund të ndikojnë në vendimet që duhet të merren:

"Unë jam anëtar i Komisionit financiar. Eshtë e vertetë që gati një e treta e dokumenteve mbi të cilat ne duhet të vendosim edhe në Berlin, përgatiten dhe miratohen më parë prej Parlamentit Evropian. Ne jemi në gjendje të vendosim për tatimet, por shumë gjëra vijnë të gatshme nga Brukseli. Prandaj është shumë e rëndësishme që parlamentarët evropianë në Bruksel të jenë më mirë të informuar", pohon Kristian von Steten, përfaqësues i Baden Vyrtenbergut në Parlamentin gjerman.

Zyra në Bruksel është e organizuar si Bundestagu, sipas partive politike dhe fraksioneve. Për disa deputetë kjo nuk është në rregull, sepse partitë politike në nivelin evropian kaherë nuk e luajnë rolin e atyre në nivelin kombëtar. Në Bruksel është me rëndësi vetëm përkatësia kombëtare e deputetëve, thonë kritikët. Mirëpo të gjithë janë të mendimit se deputetët gjermanë duhet të jenë më mirë të informuar për zhvillimet politike dhe vendimet në Bruksel. Kështu mendon edhe Elizabet Jegle.

"Në fund mund të bëhet ndërlidhja e këtyre gjërave, sepse kjo na mungon. Në Gjermani mungojnë informacionet për debatet politike në Bruksel", thotë ajo.
Deputetët mendojnë se kjo është në interesin e të dyja palëve: Berlinit dhe Brukselit. Qeveria nuk do të jetë e vetmja e cila i mbron interesat kombëtare. Ndërkohë që në Gejramani do të ketë më shumë informacione edhe për punën e parlamentarëve evropianë.