Gjykata Kushtetuese Gjermane del në mbrojtje të lirisë së shtypit | Gjermania | DW | 26.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjykata Kushtetuese Gjermane del në mbrojtje të lirisë së shtypit

Gjykata Kushtetuese Gjermane vendosi se kontrolli dhe bastisjet në zyrat e redaksisë së revistës Cicero janë antikushtetuse. Urdhëri i dhënë prej prokurorisë së Pocdamit për kontrollin e zyrave të redaksisë së kësaj reviste ka qenë në kundërshtim me ligjin.

Kryeredaktori i revistes Cicero Wolfram Weimer

Kryeredaktori i revistes Cicero Wolfram Weimer

Më 12. shtator 2005 hetuesit e Entit gjerman për Kriminalistikën kontrrolluan zyrat e redaksisë së revistës Cicero dhe shtëpinë e autorit të kësaj reviste Bruno Schirra. Ata i krehën për një ditë me radhë dosjet dhe kompjuterat dhe morën me vete dosje të tëra me materiale.

Shkaku qe, se në prill të vitit 2005 ky gazetar kishte botuar në revistën Cicero një artikull për terroristin Abu Musab el Sarkawi. Në këtë artikull Schirra citon pjesë nga një raport tepër sekret i Entit federal për Kriminalistikën (BKA) duke bërë publike edhe numrat e telefonit të terroristit të vrarë jordanez Sarkawi. Bastisja në zyrat e redaksisë dhe në shtëpinë e Schirrës kishte për qëllim që të gjendej se cila ishte pika nga e cila rridhnin informacionet e brendshme të BKA-së.

Por sa më tepër informacione dalin në shesh për këtë ngjarje aq më e çuditshme bëhet historia. Nga njëra anë meret vesh se dosjet me informacionet tepër sekrete kanë kaluar në duart e më 200 punonjësve të këtij institucioni. Kjo tregon se këto dokumenta nuk mund të jenë vërtet aq sekrete sa pretendohet. Nga ana tjetër ka spekulime sipas së cilave BKA-ja ka hedhur në qarkullim dokumenta të manipuluara për të zbuluar nëse në radhët e saj kishte persona të pabesuar.

Gazetarët janë mjaftë të zemëruar prej bastisjeve dhe kontrrolleve të cilat i quajnë shkelje të lirisë së shtypit. Por ish-Ministri i Punëve të Brendshme, Otto Schily, nën përgjegjësinë e të cilit është edhe BKA-ja u del në mbrojtje këtyre aksioneve.

"Shteti nuk mund të pranojë që dokumenta nga sektorët më të brendshëm të bien në duart e publikut, sepse në një rast të tillë rrezikohen hetimet."

Kritika e Schilit ndaj shtypit, i cili sipas tij po "vepron jashtë ligjeve" shkaktoi zemërim në radhët e gazetarëve, juristëve dhe politikanëve të tjerë.

Kryeredaktori i revistës Cicero, Wolfram Weimer, deklaroi rreth një muaj pas hetimeve:

"Ne do të mbrohemi me të gjitha mjetet juridike dhe gazetareske ndaj një veprimi të tillë. Ne duam të zbulojmë sfonin e kësaj historie dhe sidomos përgjegjësinë e Otto Schilit në këtë rast. Unë mendoj se gazetarët nuk janë stativi i mikrofonit për politiknaët, por kanë detyrë të raportojnë në mënyrë kritike. Në rast se duan që t'i frikësojnë në këtë mënyrë dhe në rast se duam ta kufizojmë gazetarinë investigative, ne do të mbrohemi me të gjitha mjetet që kemi në dorë."

Por hapi i parë juridik i kryeredaktorit të revistës Cicero ishte për të një shuplakë. Gjykata e Landit në Pocdam vendosi në shkruat 2006 se kontrrolli dhe bastisja ishin konform ligjit, sepse në artikulli i Schirrës përmbante informacione sekrete me mjaft rëndësi për sigurinë e RFGJ-së dhe për këtë interesat e shtetit janë më të forta se çështja e ndërhyrjes në të drejtat themelore të një individi.

Paragrafi 353 b i Kodit Penal gjerman, i cili trajton çështjen e zbulimit të sekretit, e klasifikon atë si një delikt administrativ. Pra për një delikt të tillë mund të akuzohen vetëm nëpunësit e shtetit që kanë statusin e nëpunësit civil ose personat në poste publike. Qëllimi i këtij neni është që të ndëshkohen nëpunësit që nuk janë besnikë ndaj shtetit, dhe jo gazetarët që publikojnë të dhënat dhe informacionet që kanë mbledhur. Por megjithatë juristët edhe në këtë rast kanë gjetur një shteg për të justifikuar bastisjen në zyrat e revistës Cicero, gazetarët akuzohen se kanë ndihmuar për nxjerrjen e sekretit.

Ndaj gazetarit Bruno Schirra është ngritur ndërkohë padijë për ndihmë për nxjerrjen e sekretit shtetëror. Por asnjë trup gjykues nuk e merr seriozisht një gjë të tillë. Nga ana tjetër të dhënat që boton ai i ka botuar që në vitin 2004 autori francez Jean-Charles Brisard.

Vetëm një gjë nuk është marrë vesh ende as sot, cili ka qenë burimi në BKA dhe cili është apo cilët janë punonjësit jobesnikë.

  • Data 26.02.2007
  • Autor Dafne Antachopulos
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxS
  • Data 26.02.2007
  • Autor Dafne Antachopulos
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxS