1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

301010 CSU Parteitag Abschluss

31 Tetor 2010

Me kundërshtimin e lehtësimit të ligjeve të migracioni u mbyll ditën e shtunë, më 30 tetor Kongresi i Partisë Kristiansociale që u zhvillua në Mynih. Partisë i dhuen vota prandaj në Mynih u tregua unitet dhe forcë.

https://p.dw.com/p/Pur7
Kongresi i CSU-së tregoi unitet dhe forcë
Kongresi i CSU-së tregoi unitet dhe forcëFotografi: dapd

Unioni Kristiansocial vuan më shumë se partia simotër në pjesën tjetër të Gjermanisë, CDU, nga vlerat e ulta të marra në sondazhe. Për dekada me radhë Unioni Kristiansocial (CSU) ka qenë mësuar të qëndronte tek 50 përqindshi i votave në Bavari. Tani, atij i duhet të gjejë veten në spektrin e zgjedhësve për t`u kthyer në nivelet e mëparshme. Në ditën e parë të takimit të delegatëve, të premtem më 29 tetor, përqëndrimi ishte tek modernizimi i partisë dhe tek pjesëmarrja e grave. Sepse gratë e Bavarisë janë duke ia dhënë gjithnjë e më pak votat e tyre CSU-së. Ditën e dytë dhe të fundit në qendër të takimit ishte potenciali i zgjedhësve konservatorë.

CSU Parteitag
Kryeministri bavarez Horst Seehofer duke folur në kongresin e partisëFotografi: dapd

Partitë e djatha populiste që ndodhen në gjithë Gjermaninë, i kanë marrë zgjedhës partive konservative. Por Unioni Kristiansocial, thotë kryetari i partisë, Horst Seehofer, e di si mund të pengohet një gjë e tillë.

„Radikaliteti i djathtë penohet nëse kujdesesh për zgjidhjen e problemeve dhe nevojave të popullsisë normale, të drejtë, të aftë, kur në pjesë të qyteteve lindin shoqëri paralele, kur ekziston frika për banesat, për vendin e punës, për sistemin social, nëpërmjet politikës praktike t´u marrësh njerëzve frikën dhe shqetësimin. Ky është prevencioni më i mirë kundër radikalitetit të djathtë", tha ai.

Kongresi vendosi edhe për një dokument programatik me temën e migracionit dhe integrimit që përmban pohime të qarta: Gjermania nuk ka nevojë të lehtësojë rregullat e migracionit, siç e kërkojnë tani me forcë përfaqësuesit e shkencës. Ministri i Brendshëm i Bavarisë Jochim Herrmann, e argumentoi këtë me papunësinë 3 milionëshe në Gjermani, por edhe me lirinë e lëvizjes, që pritet të bëhet brenda Bashkimit Evropian.

„Në Bashkimin Evropian ne kemi 23 milionë të papunë. Dhe këta nuk janë vetëm dembelë dhe njerëz që i bëjnë bishtin punës, por mes 23 milionëve të papunë në BE ndodhen edhe shumë njerëz të kualifikuar.

Dhe këtë e them në adresë të disa firmave ekonomike në vendin tonë, që çdo qytetar i BE-së mund të fillojë sot ose nesër punë në një firmë bavareze, në një firmë gjermane, pa pasur nevojë për ndonjë leje të veçantë."

Dokumenti i aprovuar unanimisht e bën kulturën gjermane si orientuese, që bazohet tek Kushtetuta dhe vlerat e saj themelore, masën e integrimit të të huajve. Në këto vlera bën pjesë edhe liria e fesë, theksoi Herrmann.

Kancelarja Angela Merkel dhe kryetari i CSU-së, Horst Seehofer
Kancelarja Angela Merkel dhe kryetari i CSU-së, Horst SeehoferFotografi: AP

„Vlen liria e fesë. Por, kush e keqpërdor lirinë e fesë, në një xhami për shembull dhe bën thirrje për urrejtje kundër shoqërosë sonë, nuk ka ç`të kërkojë në këtë vend, ndaj ne e dëbojmë, sepse nuk kemi pse lejojmë gjëra të tilla."

Në sfond të debateve të zhvilluara ndodheshin spekullimet mbi mbështetjen që ka kryetari i Unionit Kristiansocial, Horst Seehofer në parti. Me një fjalim të menduar mirë, që trajtonte politikën e brendshme të gjithë Bavarisë, Seehofer bëri për vete njerëzit e bazës. Në fund salla zieu. „Le të punojmë për njerëzit dhe jo për titujt e gazetave, le të punojmë prej dashurisë për Bavarinë dhe përgjegjësisë për Gjermaninë."

Autor: Peter Stuzle/ Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani