Gati e gjithë Franca përfshihet nga dhuna e të rinjve | Politika | DW | 05.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Gati e gjithë Franca përfshihet nga dhuna e të rinjve

Është dita e nëntë e nderë në periferitë franceze. Qeveria në Paris zhvillon një takim urgjent

Autobuzë të djegur

Autobuzë të djegur

Bordo, Tuluzë, Renne, Nantë, Paris- sulmet e të rinjve në natën e nëntë të traziravë janë përhapur tanimë në të gjithë Francën. Deri më tani ato kanë qenë të përqëndruara vetëm në Paris. Të rinjtë i vunë zjarrin kopshteve, dyqaneve dhe holleve të parkimit. Në Roue ata i vunë zjarrin një autobuzi plot me pasagjerë. Falë reagimit të qetë të shoferit, nuk u dëmtua asnjë pasagjer. Gjithsej vetëm nga e premtja në të shtunë janë djegur 900 makina. 170 persona janë arrestuar. Ndërkohë që shumë banorë të periferive ngrenë zërin për ruajtjen e qetësisë dhe paqes, të rinjtë madje ndër ta edhe vajza të reja janë të përfshirë nga deliri i dhunës: Një vajzë e re thotë: Ky nuk është gabimi ynë. Ky është faji i politikës. Ne nuk duam dhunë, por kjo është e vetmja mënyrë, që të tërheqim vëmendjen e politikës.


Qeveria në Paris ndodhet në një krizë të rëndë. Politika e ndjekur deri më tani nga ministri i brendshëm, Nikolas Sarkozi nuk solli asnjë rezultat, përkundrazi sa më shumë përdoren forcat policore, aq më shumë periferi marrin flakë. Tani po shihet si gabim heqja në vitet 90-të nga ana e Sarkozit e së ashtuquajturës, "policia- fqinje". Sarkozi i përmbahet pikëpamjes, se policët nuk janë punonjës socialë: Detyra e parë e policisë është zbardhja e krimeve dhe lufta kundër kriminalitetit.

Kështu policia në getot e periferive nuk shihet më si mik dhe ndihmës, por si armik dhe përfaqësues i një shteti që i ka lënë këta të rinj në baltë. Kjo është një nga arsyet themelore për dimensionin që kanë marrë trazirat. Parisi duket i paaftë të gjejë një rrugëdaljë nga kriza.

Biznesmeni, Aziz Ceny propozon mënyrat e tij se si mund të dilet nga kriza. Ceny ka shkruar një libër intrigues me titullin: Ashensori i shoqërisë nuk funksionon- Unë u ngjita nga shkallët. Ceny propozon: "Tre gjëra shumë të thjeshta duhen bërë për të rivendosur qetësinë, por ato kërkojnë guxim politik. Së pari, zbardhja e arsyes së vdekjes së dy të rinjve para një jave. Së dyti, policia duhet të kërkojë falje tek myslimanët e Francës, sepse ajo hodhi gazin lotsjellës në një xhami. Së treti, duhet inicuar një plan Marshall për periferitë, me pikërëndesë krijimin e vendeve të punës tek të rinjtë dhe arsimimin.

Kryetarë bashkish, mësues, udhëheqës xhamish apelojnë ndërkohë tek të rinjtë për të pushuar dhunën. Edhe vëllai i djaloshit të vrarë para një jave u bëri thirrje bashkëmoshatarëve të tij të ruajnë qetësinë.

  • Data 05.11.2005
  • Autor Barbara Schulte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsf
  • Data 05.11.2005
  • Autor Barbara Schulte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsf