Gati 70 vjet pas masakrës së japonezëve në Kinë | Bota | DW | 20.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gati 70 vjet pas masakrës së japonezëve në Kinë

Në vitin 1937 trupat japoneze pushtuan qytetin kinez Nanjing atëherë Nanking dhe kryen një masakër në popullatën civile. Ata vranë 300 mijë kienzë brenda gjashtë javësh. Për shkak se ky fakt minimizohet në disa libra japoneze ka plasur sërish sherri mes Japonisë dhe Kinës rreth të kaluarës.

82 vjeçari Mu Xifu skicon në një letër për të bërë sa më të qartë si e kapërjetuar invazionin japonez në vitin 1937. Familja e tij ishte arratisur atëherë në një zonë sigurie të ngritur nga të huajt në zemër të Nanjingut, në frikë të përhershme nga ushtarët japonezë të cilët likuidonin krejt çka ndodhej para bajonetave të tyre. Masakra e Nanjingut ishte kulmi i fushatës brutale të japonezëve në Kinë. 300 mijë kinezë të vrarë brenda gjashtë javësh. Dhjetëra mijëra gra u dhunuan sistematikisht, shumë prej tyre në bordelet e ngritura nga vet ushtarët japonez. Mu Xifu atëherë në moshë 14 vjeçare kishte parë tërë këtë tmerr me sytë e tij:

"Gjithçka ishte mbuluar me kufoma, rrugët, bile edhe lumenjët. Unë kam parë me sytë e mi si therreshin njerëzit pa dallim, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë. Unë dëgjoja britmat e atyre të cilët ishin varrosur të gjallë. Prej atëherë unë i urrej japonezët, sot edhe më fort se para 60 vjetësh", sqaron Mu.

Ai dhe gruaja e tij Li jetojnë sot me rreth 70 euro pension në muaj. Shumica e viktimave nuk janë zhdëmtuar kurrë, Mao Ceduni pat hequr dorë në marrëveshjen e paqës të vitit 1952 nga dëmshpërblimet japoneze. Edhe kur kundërshtarët e luftës filluan normalizimin e marrëdhënieve të tyre zgjati plot edhe 20 vjet të tjera derisa viktimat e para u ankuan në gjykatat japoneze për përjetimet e krimeve të luftës.

"Fillimisht në vitet e 90-ta disa deputetët të Kongresit Popullor ngritën padi të tilla", sqaron avokati i Nanjingut Liu Huiming i cili ka përfaqësuar disa të mbijetuar kinez në gjykatat japoneze. "Sikur një gjë e tillë të provohej më herët atëherë do të binte ndesh me qeverinë kineze pasi që ajo nuk dëshironte tensionimin e raporteve bilaterale", nënvizon Li.

Deri më tani asnjë proces nuk ka përfunduar në të mirë të palës së dëmtuar. Gjykatat japoneze kanë hedhur poshtë të gjitha aktpaditë e ngritura dhe atë në bazë të marrëveshjeve të pasluftës ku Kina kishte hequr dorë nga dëmshpërblimet japoneze. Avokati Liu e sheh punën e tij vullnetare edhe si një mjet presioni politik:

"Dëmshpërblimi është një çështje. Me rëndësi është që ne përmes aktpadive të ngritura të bëjmë presion si në qeverinë ashtu edhe shoqërinë civile në Japoni, dhe t`ju përkujtojmë atyre se nuk janë zgjedhur shumë probleme historike".

Në këtë mënyrë në Kinë vazhdon kujtimi i viktimave. Në Nanjing, në vitin 1985, gati 50 vjet më vonë, është ngritur një përkujtimore për viktimat e invazionit japonez.

"Lajtmotivi ynë është: "Përkujtimi i drejtë është një mësim i mirë për të ardhmen", thotë drejtori i kompleksit përkujtimor Zhu Çengsan". Vizitorët tanë e kuptojnë se vendi ynë ishte i dobët dhe u nënçmua shumë nga japonezët. Nga kjo ne duhet të mësojmë që ta bëjmë Kinën të fortë", sqaron Zhu.

Ky është thelbi i propagandës edhe në librat shkollor dhe filmat antijaponez me të cilat janë rritur studentët e sotëm kinez. Shumica prej tyre nuk e dijnë se ish-kryeministri japonez Muryama para dhjetë vitesh i ka kërkuar falje Kinë spër krimet japoneze.

"Unë kam antipati të madhe ndaj japonezëve", thotë edhe 23 vjeçari Jing, i cili studion historinë në universitetin e Nanjingut. Unë nuk di shumë për historinë japoneze dhe nuk kam qenë asnjëherë në përkujtimore. Por unë nuk kam as interesim që të udhëtoj për në Japoni.


  • Data 20.04.2005
  • Autor Eva Corell
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPe
  • Data 20.04.2005
  • Autor Eva Corell
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPe
Reklamë