311008 Gaddafi Russland
31 Tetor 2008Këtë vizitë të rëndësishme shtetërore presidenti i mëparshëm rus Vladimir Putin donte ta kryente vetë. Tri javë para se t´i dorëzonte detyrën pasardhësit të tij, Dmitri Medvedev ai vizitoi kryetarin e shtetit të Libisë, Muamar el Gadafi (Muammar el Gaddafi) . Si dhuratë mikut Putini në prill solli me vete faljen e borxheve në shumën mbi rreth tre miliardë euro. Libia nënshkroi si kundërpërgjigje marrëveshje për blerjen e armëve nga Rusia dhe për pjesëmarrjen e Gazpromit në projektet energjitike.
Përveç kësaj Rusia ndërton një linjë të rëndësishme hekurudhore në këtë vend të Afrikës së Veriut. „Ne jemi të kënaqur me zgjidhjen e problemit të borxheve. Unë janë shumë i bindur, që rezultati është në favor si të ekonomisë ruse ashtu edhe të asaj libiane, por edhe të popujve të të dy vendeve. Unë i jam shumë mirënjohës udhëheqësit të revolucionit libian për këtë pritje miqësore."
Libia kthehet në aleat të Rusisë
Këtë e tha Putin pas përfundimit të vizitës së tij. Edhe shefi i Gazprom-it Aleksej Miler u shpreh i kënaqur: „Gasprom ka fituar tenderat për hapjen e një pusi të naftës dhe gazit. Përveç kësaj së bashku me shoqërinë kombëtare libiane të naftës kemi rënë dakord të themelojmë një ndërrmarrje të përbashkët energjitike."
Libia është vendi i katërt në Afrikë përsa i përket rezervave të gazit.Që në atë kohë kontaktet janë intensifikuar. Në gusht kryeministri libian, Baghadadi Mahmudi erdhi në Moskë. Ai solli me vete një manaxher rus, i cili kryente dënimin në këtë shtet afrikanoverior për spiunazh industrial. Një shenjë për rëndësinë që ka për Tripolis-in marrëdhënia e mirë me Moskën. Libia po zhvillohet jo vetëm nga ana gjeopolitike, por edhe ekonomikisht ajo po bëhet një nga aleatët më të rëndësishëm të Rusisë, komentonte atëherë gazeta „Gasjeta.“
Vizita e parë e kryetarit të shtetit libian Gadafi në Moskë pas më shumë se 20 vjetësh do të jetë një tjetër kulminim i ri në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale. Ka të ngjarë që në ditët e ardhshme të vihen në jetë marrëdhëveshjet e prillit dhe të nënshkruhen marrëveshje miliardëshe për shitjen e avioneve rusë Suhoi, tankeve dhe raketave kundërajrore.
Rusia ka interes për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e energjisë. Gazpromi do të përfitonte me qejf rezervat libiane të gazit natyror dhe të naftës dhe të ndërtonte një tubacion nga Afrika e Veriut për në Evropë. Me ndihmën ruse Libia do të ndërtojë përveç kësaj edhe një central atomik.
Mediat ruse spekullojnë, se zëvendësministri rus i financave Sergej Stortshak ia dedikon lirimin e tij të papritur nga burgu para disa ditësh vizitës së Gadafit. Lidhja e vërtetë mbetet e paqartë. Stortshak, I arrestuar para afro një viti për mitmarrje, administronte borxhet që Libia i kishte Rusisë. Arrestimi i tij kishte shtyrë gjoja gjithnjë faljen e borxheve nga Moska.