1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forum i Evropës Juglindore në Budva të Malit të Zi

Vesna Rajkovic30 Maj 2007

Nuk ka Evropë të bashkuar pa vendet e Evropës Juglindore, u tha në takimin e Budvës

https://p.dw.com/p/ArUv
Budva
BudvaFotografi: DW

Procesi i integrimeve evropiane nuk ka nevojë të ketë karakter konkurrues, shumë më rëndësi ka që të gjitha vendet në këtë rrugë të pervetesojnë standartet evropiane. Kjo ishte njëra nga porositë e samitit që e bëri të ditur presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, në të cilin ishin mbledhur presidentet e Shqiperisë, Maqedonisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës.

Presidenti i Bullgarisë, Georgi Parvanov vend që është tashmë anëtar i BE theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal ndertimin e rrugëve lidhese, por edhe zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon permes bisedimeve. Në këtë kontekst pjesemarrësit i kushtuan vemendjen zgjidhjen e statusit të Kosovës si problem, që shqeteson rajonin dhe që duhet të zgjidhet në atë mënyrë që në të ardhmen të mos kete destabilizime.

Presidenti i Shqiperisë Alfred Moisiu tha se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhen pranuar realitetet e reja dhe nuk duhet të qëndrojmë në të kaluarën.
Përfaqësuesi i kryesisë së B-H Nebojsha Radmanovic tha që çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës të zgjidhet me dialog.

"Ne presim që kjo çështje të zgjidhet me marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës me ndihmën e bashkësisë nderkombetare me qëllim që në të ardhmen të mos preket stabiliteti për të gjithë rajonin."

Në takimin e organizuar nga organizata joqeveritare nga Sarajeva, Lidhja nderkombetare e humanisteve u vleresua se nuk ka Evropë të
bashkuar pa vendet e Evropës Juglindore. Kryetarja e delegacionit të BE-së për Evropën Juglindore, Doris Pack premtoi se BE do të bëjë gjithçka me qëllim që vendet e Evropës Juglindore të hyjnë sa më parë në BE.