FMN kundër uljes së taksës së sheshtë deri në 10 përqind | Ballkani | DW | 30.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

FMN kundër uljes së taksës së sheshtë deri në 10 përqind

Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar kritikojnë aplikimin e taksës së sheshtë në masën 10 përqind nga 1 korriku i këtij viti

Banka Kombëtare në Tiranë

Banka Kombëtare në Tiranë


Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, kanë kritikuar qeverinë shqiptare për vendimin e saj për aplikim të taksës së sheshtë në masën 10 përqind nga 1 korriku i këtij viti.

Sipas FMN, zbatimi i një politike të tillë "është e parakohshme pasi rrezikon në të ardhurat e buxhetit të shtetit, dhe në një kohë kur informaliteti në vend mbetet në nivel të lartë."

Sipas planit të qeverisë që nga 1 korriku i ëtij viti do të aplikohet një taksë 10 përqind mbi pagat ndërsa nga 1 janari i vitit te ardhshëm tatimi mbi fitimin do të ulet nga 20 përqind siç është deri me sot, në 10 përqind.

Modeli i taksës së sheshtë që po kërkohet të aplikohet nga qeveria shqiptare është një imitim nga shteti fqinj Maqedonia, e cila nga fillimi i këtij viti ka nisur të zbatojë taksimin 12 përqind, si një masë në joshjen e investitorëve të huaj.

  • Data 30.04.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArW7
  • Data 30.04.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArW7
Reklamë