Fillon në Tiranë Java Evropiane 2007 | Ballkani | DW | 02.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fillon në Tiranë Java Evropiane 2007

Nga data 2 deri më 9 maj, nga ambasadat europiane të akredituara në Tiranë do të orgnizohen, në bashkëpunim me ministrinë e Integrimit dhe shoqërinë civile, një sërë ekspozitash pikture dhe fotografie, koncerte me artistë nga Gjermania, Italia, Greqia, Franca... Do të zhvillohen edhe konferenca mbi diversitetin kulturor të vendeve europiane, prezantime të punëve studimore mbi procesin e integrimit në BE dhe marrëdhëniet e këtij komuniteti me Shqipërinë.

Tirana

Tirana

Java Evropiane 2007 në Tiranë është një program i ngjeshur aktivitetesh kulturore, artistike e historike për sensibilizimin e opinionit publik shqiptar, në promovimin e vlerave të BE dhe të marrëdhënieve të BE-së me Shqipërinë.
Deri në datën 9 maj, nga ambasadat europiane të akredituara në Tiranë do të orgnizohen në bashkëpunim me ministrinë e Integrimit dhe shoqërinë civile, një sërë ekspozitash pikture dhe fotografie, koncerte me artistë nga Gjermania, Italia, Greqia, Franca. Do të ketë dhe konferenca mbi diversitetin kulturor të vendeve europiane, prezantime të punëve studimore mbi procesin e integrimit në BE dhe marrëdhëniet e këtij komuniteti me Shqipërinë.
Ministrja e Integrimit të Shqipërisë, Majlinda Bregu, vuri në dukje se 57 vite më parë, integrimi evropian i Shqipërisë “nuk ishte as ëndërr dhe as çështje për diskutim”. Këtë vit, shtoi ajo, kjo ëndërr është më pranë se kurrë.
“Pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit vitin e kaluar, hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Përkohshme dhe një faze të kënaqshme të ratifikimit të MSA-së nga parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, Shqipëria po ecën me hapa më të sigurtë drejt integrimit. Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur objektivat e saj politikë që synonjnë bërjen realitet të ëndrrës evropiane të shqiptarëve”, tha Bregu gjatë një ceremonie hapëse që u zhvillua në Tiranë për Javën Europiane 2007.
Gjatë këtij aktiviteti u theksua se të gjitha institucionet shqiptare, me mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian janë në fazën intensive të zbatimit të angazhimeve të marra në kuadër të procesit të integrimit. Progres pozitiv është bërë në krijimin dhe forcimin e strukturave administrative, forcimin dhe zbatimin e ligjit, përafrimin e legjislacionit Evropian në të drejtën shqiptare, krijimin e një ekonomie shqiptare konkuruese në tregjet evropiane.
Për ministren e Integrimit Majlinda Bregu nënshkrimi i MSA-së përbënte një moment të reflektimit të thellë për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ne konsiderojmë si një arritje thelbësore arritjen e konsensusit politik në mënyrë që të gjitha partitë të punojnë dhe të bashkëpunojnë ngushtësisht përtej interesave të tyre të ngushta, në funksion të pasurimit të procesit dhe përshpejtimit të reformave”.


  • Data 02.05.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArW3
  • Data 02.05.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArW3
Reklamë