Fillon decentralizimi në Kosovë | FOKUS | DW | 22.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Fillon decentralizimi në Kosovë

Zbatimi i reformës së pushtetit lokal fillon me Hanin e Elezit, vendbanimin e parë me shumicë shqiptare që do të bëhet komunë e re.

Kosovë

Kosovë

Fillon decentralizimi i shumëpritur

Proçesi i decentralizimit në Kosovë, filloi sot zbatimin në praktikë, me inagurimin e parë të pilotnjësisë komunale të Hanit të Elezit, në jug të Kosovës. Ky hap shënoi zyrtarisht fillimin e këtij plani shumë të ndërlikuar, mospajtimet rreth të cilit vazhdojnë ende në strukturat e këtushme.

Në ceremoninë e përurimit të fillimit të punës së Kuvendit të Përkohshëm, i cili përbëhet nga 15 këshilltarët e emëruar nga ministri i pushtetit lokal, morrën pjesë krerët e institucioneve të Kosovës dhe ata të administratës ndërkombëtare, të cilët vlerësuan se decentralizimi i komunave do ta bëjë Kosovën më ndryshe. Kjo për faktin që në radhë të parë thonë ata, janë qytetarët ata që do të përfitojnë drejpërdrejt nga proçesi.

Decentralizimi nuk është copëtim i vendit

Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, e cilëson decentralizimin nevojë të ditëve të sotme dhe qytetarët do të jenë më afër pushtetit dhe do ta kontrollojnë e ndihmojnë atë. Kryeministri, tha në vazhdim se decentralizimi si proçes në tërësi nënkupton më shumë se autonomi për qytetarët e secilës komunë të Kosovës, por, ai nuk nënkupton vetëm një gjë: shkëputje, ndarje, korridore dhe copëzim të vendit.

Pakicat në Kosovë, në veçanti serbët e Kosovës, sipas tij, nuk duhet t’i frikësohen decentralizimit, sepse më këtë proçes tha kryeministri, duam që pakicat t’i bëjmë pjesë të tërësisë së Kosovës dhe t’i mbrojmë ato si pjesë të një shteti demokratik e qytetërues.

Hani i Elezit njësia pilot më e suksesshme

Ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, i cili është i ngarkuar me decentralizimin, proçesin e proçedimit për pilotnjësinë e Hanit të Elezit e cila u inaugurua sot, e cilëson një ndër më të sukseshmit.

Autoritet ndërkombëtare, shfaqën përkrahjen e tyre për fillimin e zbatimit të procesit të decentralizimit. Ata inkurajuan qytetarët shqiptarë që të punojnë zellshëm në mënyrë që pilotnjësia e tyre të tregojë rezultate, ndërsa, nga serbët e Kosovës kërkuan që të pranojnë realitetin e ri të krijuar në vend.

Përfaqësuesit serb nuk janë përfshirë ende në proçesin e decentralizimit

Plani “B”, i qeverisë së Kosovës për reformën e pushtetit lokal, parasheh krijimin e pesë pilot njësive komunale, Hanin e Elezit dhe Junikun, të banuar me shumicë shqiptare, Mamushën të banuar me shumicë turke dhe dy vendbanime të banuara më shumicë serbe, Graqanicën dhe Parteshin. Por, për Graqanicën dhe Parteshin , përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nuk pajtohen me përbërjen shumëetnike të popullsisë dhe kërkojnë që ato të përbëhen dhe udhëhiqen vetëm nga serbët. Me këtë qëndrim nuk pajtohen hartuesit e planit, qeveria e Kosovës dhe administrata ndërkombëtare dhe kjo ka bërë që përfaqësueist e serbëve të vazhdojnë të mospërfshihen në këtë proçes. Reforma e pushtetit vendor në Kosovë, nuk do të mund të fillojë së zbatuari në tërë vendin, pa u bindur udhëheqësit se pesë pilot njësitë e para të funksionojnë si duhet. Nëse kjo do të ketë sukses, decentralizimi i plotë si pjesë e reformës, thonë autoritet mund të kryhet me bërjen e ligjeve pas zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe kur të jetë qetësuar kjo pjesë e Ballkanit.

  • Data 22.09.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqic
  • Data 22.09.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqic