Europa e krishterë duhet t´ia shtrijë dorën Turqisë | Evropa | DW | 18.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Europa e krishterë duhet t´ia shtrijë dorën Turqisë

Formulimi më i ashpër do të tingëllonte: Turqit nuk i do askush. Së paku kështu ishte deri më tani. Për fqinjët arabë dhe muslimanë, Turqia ishte një vend me orientim perëndimor, ndërsa për vendet europiane, Turqia është vend që ka vulën islame. Vetëm për SHBA-të dhe Izraelin Turqia është një partner strategjik. Por ky fakt Turqisë më shumë i ka krijuar armiq e më pak miq. Jo pa peshë është fakti i zgjedhjes së një shkencëtari turk në postin e sekretarit të përgjithshëm të Konferencës Islamike.

Tempulli i Afroditës në Turqi

Tempulli i Afroditës në Turqi

Vendët e vjetra dhe të reja anëtare të BE po hamenden edhe më tej rreth vendimit që do të përcaktonte në fund të vitit një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE. Në anë tjetër në Organizatën Konferenca Islamike duket se më nuk ka problem për të pranuar Turqinë e orientuar drejt Perëndimit dhe në planin kulturor drejt Europës si një model koegzistues midis Islamit dhe demokracisë moderne.


Zgjedhja e një shkencëtari turk për sekretar të ri të Organizatës Konferenca Islamike është një sinjal i rëndësishëm për gatishmërinë e 57 vendeve anëtare të kësaj Konference për dialog me Europën. Shtetet islamike në çdo rast kanë vepruar më shpejt se europianët për t´a pranuar Turqinë si një vend dinjëtoz dhe i besueshëm. Në momentin aktual Europa pjesërisht vazhdon t´a refuzojë Turqinë për arsye religjioze dhe kulturore, duke vënë nën hije gatishmërinë e proklamuar disa herë për dialog me vendet që kanë kultura dhe relegjion tjetër.


Sekretari i ri Organizatës Konferenca Islamike Ekmeledin Isanoglu është drejtor i Qendrës Hulumtuese të historisë, artit dhe kulturës islame dhe me 1. janar do ta marrë postin për të cilin është nominuar, e që e mban një marokan. Përfaqësuesit e 57 vendeve anëtare të Konferencës Islamike në raundin e parë të zgjedhjeve nuk i dhanë dy të tretat e votave, mirëpo kundërkandidatët e Isanoglus nga Bangladeshi dhe Malajzia hoqën dorë dhe i hapën rrugë vendimit të drejtë të organizatës, e cila ka anëtarë jo vetëm nga Azia dhe Afrika, por edhe nga Europa dhe Amerika latine.


Edhe pse pjesa më e madhe vendeve anëtare të Konfernecës Islamike për shkak të mosbesimit të rrënjosur historikisht i kanë qëndruar në distancë Turqisë, tani erdhën në përfundim se dialogu mes kulturave dhe relegjioneve nuk është monopol vetëm i europianëve. Pikërisht urat e këtij dialogu bien përmes Turqisë dhe i japin asaj një peshë tjetër të re.

Turqia është pasuese e Perandorisë Osmane, e cila për katër shekuj me rradhë ka sunduar botën islame. Kjo perandori kishte synuar edhe Europën. U zhvilluan luftra, pushtime, rrethime, ripushtime...

E pajisur me këto përvoja, turqit që nga themelimi i Republikës së tyre para 81 vitesh, definuan qartë qëllimet e tyre: Ata deshën të ishin dhe të mbeten pjesë përbërëse e Europës. Ata zëvendësuan alfabetin arab me atë latin. Hoqën sistemin e kalifatit dhe aplikuan të Drejtën civile, Ligjin penal dhe atë të tregëtisë të kombeve europiane. Gruas iu dha një vlerë tjetër në shoqëri dhe e drejta e zgjedhjes. Relegjioni u la si çështje e sferës private, duke i lëshuar vendin shtetit laik. Turqia u bë anëtar i NATO-s në vitin 1952. Në vitin 1987 bëri kërkesën për antarësim në BE dhe ishte vendi i parë me popullsi islame, i cili njohu shtetin e Izraelit.

Bota islame dha një mesazh të rëndësishëm atë të gatishmërisë për dialog me Europën dhe për luftë të përbashkët kundër fundamentalizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar. Turqisë iu besua roli i ambasadorit, por tani është radha tek europianët që këtij mesazhi t´i përgjigjen pozitivisht dhe të pranojnë anëtarësimin e Turqisë në BE.

Bota islame u tregua e matur, sepse deri më tani ajo kishte qëndrim refuzues ndaj Turqisë me arsyetimin se ishte properendimore, dekadente dhe si e tillë e papranueshme për botën islame.

Dhe tani është radha që Europa e krishterë të pranojë se dialogu me botën islame nuk është fjalë goje. Dhe në këtë rast askush më mirë se Turqia nuk mund t´a luajë rolin integrues në këto rrjedha.

  • Data 18.06.2004
  • Autor Baha Gyngër
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArH2
  • Data 18.06.2004
  • Autor Baha Gyngër
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArH2