Edhe pas 30 vjetësh asnjë shenjë pendese nga pjesëtarët e akteve terroriste të RAF-it | Gjermania | DW | 07.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Edhe pas 30 vjetësh asnjë shenjë pendese nga pjesëtarët e akteve terroriste të RAF-it

Si sot para 30 vjetësh, më 7 prill 1977, u vra në një atentat në Karlsruhe ish-prokurori i përgjithshëm gjerman Zigfrid Bubak. Përgjegjësinë për këtë atentat e mori përsipër grupi radikal i majtë, i njohur me emrin, Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe, RAF. Atentati ndaj Zigfrid Bubak-ut ishte fillimi i një serie aktesh terroriste, të cilat do ta mbanin Gjermaninë të mbërthyer në ankth për muaj të tërë. Kjo periudhë ka hyrë në historinë gjermane me emrin "vjeshta gjermane".

default

"Vjeshta gjermane" fillon në pranverë të vitit 1977, më saktë më 7. prill, kur ish-prokurori i përgjithshëm gjerman Zigfrid Bubak, po shkonte për në zyrë. Bashkë me të në makinë ishin përveç shoferit edhe shefi i trupës së gatshme të prokurorisë së përgjithshme. Kur mamina qëndroi në një semafor, asaj iu afrua në krahun e djathtë një motor. Në motor ishin dy burra me kaska të gjelbra. Një prej tyre nxorri një automatik duke lëshuar një breshëri me 15 fishekë ndaj mercedesit. Që të tre burrat në makinë gjetën vdekjen.

Gjashtë ditë më vonë në ceremoninë e përmortshme për viktimat e këtij atentati foli edhe kancelari i atëhershëm Helmut Shmit.

"Ne mbajmë zi për Zigfrid Bubakun, Volfgang Gëbelin dhe Georg Vursterin dhe bashkë me ne mbajnë zi të gjithë ata që janë të prekur prej kësaj vdekjeje."

Për RAF ish-prokurori i përgjithshëm ishte figura kryesore e shtetit në luftë kundër terrorit dhe për këtë edhe objektivi kryesor i tyre. Deri më sot rrethanat e këtij atentati nuk janë sqaruar deri në fund. Gjithësesi më vonë si përgjegjës kryesorë për këtë atentat dhe të tjerë gjatë vitit 1977 u arrestuan Kristian Klar dhe Brigite Monhaupt. Në korrik të vitit 1977 ata organizuar vrasjen e bankierit Jyrgen Ponto, më 5. shtator rrëmbyen presidentin e shoqatës së sipërmarrëvesve Hans Martin Shlajer duke kërkuar si këmbim lirimin e anëtarëve të kësaj organizate që ishin arrestuar. Në mbrëmjen e 5. shtatorit presidenti i atëhershëm Helmut Shmit mbajti një fjalim në televizor.

"Ndërkohë që unë po flas, diku me siguri që më dëgjojnë edhe fajtorët. Ata me siguri që që për një moment kanë një ndjenjë triumfuese force. Por ata nuk duhet të mashtrojnë veten. Terrorizmi nuk ka shance afatgjata, sepse kundër terrorizmit nuk drejtohet vetëm vullneti i organeve të shtetit. Kundër terrorizmit është vullneti dhe dëshira e të gjithë popullit."

Qeveria e Helmut Shmitit qëndron e fortë dhe refuzon çdo lloj bisedimi apo marrëveshje me terroristët. Në vedn të bisedimeve autoritetet gjermane ndërmarrin raprezalje dhe kontrrolle në shkallë të gjërë. Në Gjermani ashpërsohen ligjet, policia thyen pa paralajmërim dyert e banesave dhe bën kontrrolle dhe bastisje, në Gjermani diskutohet madje hapur për dënim të terroristëve me vdekje.

Nga ana e vet RAF vazhdon presionin ndaj qeverisë dhe shtetit ligjor. Në bashkëpunim me grupe aleate palestineze ata rrëmbejnë në ishullin e Majorkës një avion të Lufthansës me 87 pasagjerë në bord. Pas një fluturimi të çoroditur avioni në fjalë u ul në aeroportin e Mogadishut, ku një skuadër e trupave speciale gjermane e vuri në kontrroll duke shpërtuar pasagjerët e marrë peng.

Kur morën vesh se plani për rrëmbimin e avinit kishte dështuar krerët e RAF, Andreas Bader, Gudrun Enslin dhe Jan-Karl Raspe, që gjendeshin në burgun e Shtutgart-Shtamhaimit, vranë veten. Një ditë më pas RAF njoftoi se kishte vrarë presidentin e shoqatës së sipërmarrëvesve Hans Martin Shlajer.

30 vjet pas "vjeshtës gjermane" kjo çështje është në Gjermani më aktuale se kurrë. Në vitin 1998 RAF deklaroi vetëshpërbërjen, por ende edhe sot në burgjet gjermane gjenden tre ish-anëtarë të kësaj organizate terroriste. Pas lirimit të parakohshëm në mars të këtij viti të Brigite Monhaupt edhe Kristian Klar ka kërkuar prej presidentit mëshirë dhe lirim të parakohshëm.

Për të afërmit e viktimave një gjë e tillë është e vështirë të kuptohet. Djali i ish-prokurorit të përgjithshëm gjerman Zigfrid Bubak, Mihael Bubak, tha në një intevistë për Deutschlandfunk:

"Unë nuk e di ende se kush e vrau atëhere babain. Dhe për të afërmit një gjë e tillë luan një lloj roli. Jam i habitur që tani po diskutohet për falje apo mëshirë, pa ditur akoma se çfarë dhe si ka ndodhur atëhere vërtet dhe pa ditur nëse vrasësve u vjen vërtet keq dhe pendohen për atë që kanë bërë. Një gjë e tillë do të ishte për mua parakusht për faljen."

Një shenjë pendese dhe ndryshimi në botëkuptim, për një gjë të tillë pjesëtarët e familjeve të viktimave të terrorit të RAF-it vazhdojnë të presin më kot edhe sot 30 vjet pas "vjeshtës gjermane".

  • Data 07.04.2007
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqww
  • Data 07.04.2007
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqww