1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Drejtësia në Shqipëri jo dhe aq keq

Ani Ruci13 Nëntor 2006

Akti normativ i qeverisë, i saporrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, flet në favor të argumentit se sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është dhe aq i influencuar

https://p.dw.com/p/ArbF
Burgu i Tiranës
Burgu i TiranësFotografi: DW / Arben Muka

Akti normativ i qeverise, i saporrezuar nga Gjykata Kushtetuese, flet ne te mire te argumentit se ne Shqiperi situata ne sistemin e drejtesise, lidhur me pavaresine e tij nga politika, nuk eshte kaq e erret.

Burime zyrtare nga kjo Gjykata Kushtetuese i pohuan sot Deutsche Welles se " ne baze te vendimit te saj, te sapo publikuar, akti normativ i qeverise per kompetencat e prefekteve nuk ka me fuqi juridike. Duke filluar nga dita e sotme, asnje prefekt nuk gezon me te drejten ligjore te mbledhe Keshillin e Rregullimit te Territorit dhe te marre vendime te detyrueshme per t´u zbatuar nga pushteti lokal i bashkive".

Akti normativ i qeverise, i rrezuar nga Gjykata Kushtetuese, e pati ne fakt jeten teper te shkurter. Historia e hartimit dhe hyrjes se tij ne fuqi ishte nje shembull tipik i marrjes se kompetencave te pushtetit lokal nga ai qendror. Ne dimrin e vitit te kaluar qeveria dhe pushteti lokal i kryeqytetit paten nje konflikt teper te ashper, qe morri ngjyra te ndezuara politike.

Kryeministri Berisha akuzoi atehere Kryetarin e Bashkise se Tiranes dhe rivalin e tij politik, Edi Ramen, per ndertimin e nje nenkalimi ne hyrje te Tiranes, i njohur si nenkalimi i Zogut te Zi. Akuza kryesore e kryeministrit ishte se ai ndertim rrezikonte jeten e njerezve dhe se mbante ere korrupsion.

Projekti i nenkalimit ishte miratuar nga Keshilli i Rregullimit te Territorit per Tiranen, nje strukture kjo e pushtetit lokal qe funksionon ne varesi te cdo bashkie ne Shqiperi dhe kryesohet nga kryetari i bashkise.

Ne klimen e akuzave dhe te deklaratave qeveritare se nenkalimi duhej shembur ndonese ishte afer perfundimit, qeveria nxorri aktin normativ qe i jepte te drejte prefekteve te mblidhnin KRT dhe te merrnin vendime.

Akti normativ ne fjale u miratua ne Parlament veten me forcen e kartonave te maxhorances se djathte. Pas kesaj rruga e shembjes se nenkalimit tek Zogu i Zi nuk kishte me asnje pengese ligjore. Pas disa muajsh ai u shemb duke shenuar rastin e pare kur akti normativ beri te mundur qe kompetencat e pushteti lokal te ushtroheshin nga pushteti qendror.

Shembja e nenkalimit te Zogut te Zi shenoi edhe rastin e pare kur nje prefekt u perdor nga qeveria per te zbatuar vullnetin e saj.

Rasti u kritikua ashper nga Kongresi i Autoriteteve Lokale, prane Keshillit te Europes ku Shqiperia aderon prej vitesh, si nje shembull kuptimplote i cenimit te decentralizimit dhe pavaresise se pushtetit lokal ne Shqiperi.

Ne te theksohej se " Prefektet ne Shqiperi perdoren nga qeveria qendrore per te siguruar qe vullneti i saj te zbatohet nga qeverisja vendore, duke cenuar keshtu zgjerimin e kopetencave te perfaqesuesve te pushtetit lokal, te votuar nga populli".

Cenimi i autonomise se pushtetit lokal eshte rimarre nga keshuilli i Europes edhe ne nje raport te diteve te fundit. Perseri kongresi i Autoriteteve lokale vinte ne dukje se ne Shqiperi qeveria qendrore mbetet pengese per zhvillimin e nje politike realiste te decentralizimit.

Rrezimi nga Gjykata Kushtetuese e Aktiv normativ nuk eshte vetem nje fitore e 33 deputeteve te opozites, qe e cuan ceshtjen ne dyert e kesaj Gjykate.

Ai duket se eshte edhe nje fitore e ligjit mbi politiken .

Burime zyrtare nga Gjykatas Kushtetuese thane per DW se akti normativ u rrezua si nje akt ne kundershtim me kushtetuten. Argumetimi i gjyqtareve kushtetues eshte krejt procedurial: akti normativ nuk u miratua ne parlamnet brenda 45 diteve nga dalja e tij, popr me vone se ky afat,i parashikuar ne Kushtetute. Thjesht dhe vetem kaq.

Megjithate rrezimi i aktit ne fjale eshte nje sinjal pozitiv.

Ne raportin e BE per progresin e Shqiperise drejt standarteve te kerkuara per te avancuar ne procesiun e integrimit europian, te publikuar javen e kaluar ne Bruksel, pavaresia e sistemit gjyqesor, ku ben pjese edhe kjo gjykate, cilesohet vulnerabel jo vetem nga korrupsioni por edhe nga nderhyrjet e politikes.