Do të marrë Maqedonia statusin e kandidatit të BE-së? | Politika | DW | 16.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Do të marrë Maqedonia statusin e kandidatit të BE-së?

Drejtori i Komitetit për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian, Reinhard Priebe në intervistë për Deutsche Welle shprehet, se Komisioni Evropian ka përgatitur një raport mjaft objektiv

Parlamenti, Shkup

Parlamenti, Shkup

Maqedonia pret në 9. nëntor vendimin e Komisionit Evropian lidhur me plotësimin e standarteve të BE- së të cilat do t'i hapnin rrugën Maqedonisë për marrjen e statusit të kandidatit të Bashkimit Evropian.

Lidhur me këtë drejtori i komitetit për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian, Reinhard Priebe në intervistë për Deutsche Welle shprehet: Dita e 9. nëtorit po afrohet gjithnjë e më shumë dhe është normale sa më shumë që të ofrohet kjo ditë, aq më shumë rritet kurioziteti për propozimet e Komisionit evropian. Nuk do të çuditeni në se dëgjoni nga unë, se nuk jam në gjendje t' ju them se çfarë do të propozojë Komiosioni. Ai akoma nuk ka vendosur për këtë. Ne kemi përgatitur një dokument të zgjeruar rreth situatës në Maqedoni dhe realizmin e standarteve të Bashkimit evropian. Kemi patur diskutime shumë të detajura me qeverinë dhe autoritetet e tjera
dhe palët e tjera në vend, kështu që unë kam besim se vendimi i Komisionit Evropian do të jetë mjaft objektiv dhe do të pranohet nga vendi pikërisht për këtë ojektivitet, por nuk mund t'ju them tanimë, se çfarë do të propozojë Komisioni Evropian për kërkesën për anëtarësim të Maqedonisë.


Siç dihet Maqedonia dhe Greqia janë në grindje të vazhdueshme për çështjen e emrit. Së fundi Greqia hodhi poshtë edhe propozimin e ndërmjetësuesit të OKB-së. Kështu u rindez edhe njëherë debati i emrit të Maqedonisë. Greqia nuk pranon zgjidhje tjetër përveç emrit Fyrom. Por sa mund të ndikojë çështja e emrit në perspektivën e Maqedonisë në BE? Lidhur me këtë Reihard Priebe shprehet: Çështja e emrit është një problem që prek marrëdhëniet bilaterale të Maqedonisë dhe Greqisë, gjë që do të thotë mes Maqedonisë dhe njërit nga shtetet tona anëtare. Unë mendoj se do të ishte mjfaft lehtësuese, po qe se do të gjendet një zgjidhje për këtë problem, sa më shpejt të jetë e mundur. Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm nuk është kaq e lehtë. Komisioni evropian nuk merr pjesë në këtë debat dhe sigurisht nuk do të jetë një ndërmjetësues në këtë diskutime, dhe kështu ne shpresojmë dhe besojmë në përpjekjet e Kombeve të Bashkuara dhe të dy qeverive për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë. Kjo nuk është një kusht për përshpejtimin e integrimit, por është e qartë, që kur një vend synon integrimin në Evropë, dhe njëkohësisht ka një vështirësi në zgjidhjen e një problemi bilateral me një vendet anëtare- nuk është pozitive. Prandaj ne e inkurajojmë Maqedoninë por edhe Greqinë të vazhdojnë përpjekjet, që janë bërë deri më tani, nën ndërmjetësimin e OKB-së për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë në çështjen e emrit.



  • Data 16.10.2005
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsz
  • Data 16.10.2005
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsz