Dita e kishës evangjeliste. Lufta elektorale në Gjermani. Të drejtat e njeriut në SHBA | Studimi në Gjermani | DW | 27.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Dita e kishës evangjeliste. Lufta elektorale në Gjermani. Të drejtat e njeriut në SHBA

Këto janë tri ndër temat më të komentuara në shtypin e sotëm gjerman.

default

Lidhur me ditën e kishës evangjeliste, një takim tradicional pesë ditor ky i besimtarëve nga e gjithë bota në Gjermani, gazeta "Süddeutche Zeitung" shkruan: "Tashmë kanë kaluar kohët, kur qytetarët e Evropës së pasur Qendrore mund të mbështeteshin tek shteti i fortë kombëtar: që merrte, ndante, vinte në dispozicion dhe rregullonte shoqërinë. Gjithashtu sot na kanë lënë lamtumirën edhe kohërat, kur të krishterët mbështeteshin tek kisha, që e pajisur me një personel të madh dhe të kualifikuar parashikonte problemet e botës, të përkujdesjes, të kulturës dhe të përhapjes së besimit. Në të ardhmen nuk do të ketë më një mbrojtje të tillë dhe në parajsën liberale që do të krijohet në botë do të përfitojnë vetëm disa radikalë të tregut. Ndaj shumë gjëra do të varen më tepër tek vet individët dhe grupet që duhet të mendojnë përtej kutit të tyre, pra është fjala për profetë të vegjël të një epoke, në të cilën mungojnë të mëdhenjtë", komenton "Süddeutsche Zeitung.

Ndërsa e përditshmja "Flensburger Zeitung" tërheq vëmendjen, se në ditën e kishës janë pikërisht partitë politike që synojnë të gjejnë platformë për fushatën e tyre elektorale: "Pikërisht në ditët e arkave të zbrazura të kishës, në takimin tradicional të besimtarëve, një shenjë mjaft domethënëse është fakti që në bazën e komunave gjithçka funksionon. Eshtë e habitshme që besimi tek Zoti dhe shqetësimi për botën pavarësisht nga ankimet ogurzeza i josh njerëzit që të ulen përpara ekraneve në një ditë të tillë. Nuk është rastësi që në çdo panair apo në çdo skenë takon ndonjë deputet të Bundestagut. Politikanët kristjandmeokratë kërkojnë që në kushtetutën evropiane të përfshihet edhe feja, ndërsa deputetët socialdemokratë duan më shumë drejtësi sociale. Të gjithë theksojnë, se sa i rëndësishëm është për ta besimi tek Zoti dhe se sa shumë karakterziohet vepra e tyre politika nga vlerat orientuese të biblës. Çfarë suprize e madhe!", nënvizon "Flensbuerger Zeitung"

Gazeta "Frankfurter Algeimenine Zeitung" komenton luftën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani: "Në unionin opozitar ka trazira të lehta, ndërsa në radhët e partisë socialdemokrate ujrat janë turbulluar më shumë. Fjala është për thikën pas shpine kundër së majtës, për atë që pritet të ndodhë, se kancelari Shrëder i ka ditët e numëruara, nga ana tjetër shqetësimi mbi paqartësitë në koncepte dhe përballja me realitetin lidhur me politikën fiskale. Por ndoshta nuk do të ndodhë që partitë të bien në depresion në sfondin e ditës së votimeve që po afron. Partia socialdemokrate, e ndodhur shpesh herë përpara fakteve të kryera dhe që asnjëherë nuk është shkërmoqur edhe pse ka pasur mjaft arësye për grindje, sërish po e pason duke skërmitur dhëmbët Shrëderin sypatrembur. Partia nuk do ta ndërrojë atë, kështu që ajo ose do të fitojë me të, ose preferon të mbytet bashkë me të", shkruan komentatori i "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Duke komentuar këtë temë "Süddeutsche Zeitung" ndalet në aspektin e politikës financiare: "Të qenit i sinqertë është diçka e re pë rnjë lfutë elektorale. Por një nismë e tillë do të ishte mjaft e nevojshme për të krijuar besim tek ata që i kanë humbur shpresat tek politika. Por një ndershmëri e re do të thotë: që t´i thuash popullit, se ndryshimi i pushtetit nuk do të ndryshojë gjë sa i pëkret politikës fiskale dhe asaj financiare. Arkat publike janë të zbrazura. Ministri i financave Hans Eihel me vështirësi të mëdha mund ta kavërdisë buxhetin, sepse në arkën e tij ka një boshllëk prej një miliardësh. Kjo sepse koniuktura ëhstë e dobët dhe të ardhurat mungojnë. Nga ana tjetër arkës publike i shtohen edhe boshllëqe të tjera, sepse reforma në tregun e punës po gëlltit gjithnjë e më shumë miliarda. Këto nuk janë shenja të mira për pasardhësine Eihelit, ai ka pak hapësirë veprimi dhe pothuajse asnjë mundësi për të aplikuar reformën e nevojshme fiskale", komenton "Süddeutsche Zeitung".


Së fundi një citat nga artikulli i "Thüringer Allgemeine" lidhur me të drejtat e njeriut në SHBA: "Newseek" kishte të drejtë. Pasi kjo revistë e ndodhur nën presionin e fortë të qeverisë tërhoqi raportin mbi keqpërdorimin e kuranit në kampin e Gunatanamos, mbrojtësit e të drejtave të njeriut në SHBA kërkojnë të shohin dosjet e FBI-së dhe si dhe ngrenë të njëjtat akuza ndaj "Los Angeles Times". Ka diçka që nuk shkon në shtetin e Xhorxh Bushit. Kabineti i tij e hodhi poshtë si "qesharak" raportin e AI-së, ku paraqiteshin shkeljet e të drejtave të njeriut. Një reagim cinik ky ndaj listës së burgosjeve arbitrarisht dhe pa aktpadi nëpër kampet e SHBA në Afganistan dhe në Guantanamo. Dyshimi se ke të bësh me terrorist nuk e justifikon aspak këtë veprim. Ka mjaft fotografi që vërtetojnë, se si trajtohen këta të burgosur nga stafet e rojeve", shkruan "Thüringer Allgemeine".

  • Data 27.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArvN
  • Data 27.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArvN