Brezat e sotëm i janë borxh atyre të ardhshëm | Studimi në Gjermani | DW | 04.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Brezat e sotëm i janë borxh atyre të ardhshëm

Në pasqyrën e shtypit gjerman i rikthehemi temës së koalicionit qeveritar dhe çështjes së marrëdhënieve me Turqinë

Kabineti qeveritar në Berlin

Kabineti qeveritar në Berlin

Gazeta "Frankfurter Allgemine Zeitung" shkruan se: Shteti është munduar për një drejtësi të ekuilibruar, por qeveria nuk është në gjendje të mjaftueshme t’i bindë njerëzit. Ky është një nga shkaqet pse qytetarët jane duke vërejtur mangësi të drejtësisë dhe si konsekuencë ata konkludojnë se sistemi demokratik në përgjithësi nuk funksionon siç duhet. Rezultatet e fundit të anketave tregojnë si asnjëhere më parë për krizën e thellë të besimit në partitë e mëdha popullore. Këto anketime kanë rëndësi për arsye se tregojnë edhe për interesimin e pakët të qytetarëve, që tregohet me pjesëmarrjen më të ulët në historinë e zgjedhjeve gjermane. Duk komentuar temen e koaliconit qeveritar," Ostthüringer Zeitung" shkruan: Ai që rrëshqet në para mund ta humbasë shumë lehtë orientimin. Mënyra se si qeveria po ndan buxhetin nuk mund të jetë një zgjidhje dhe nuk ka fare të bëjë me politikën e orientuar me plan afatgjatë drejt reformave. Me rëndësi është që Unioni, siç paralajmëron me shumë eufori Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së Pofalla, me uljen shtesë të kontributeve për të papunët, ja ka dalë të arrijë qëllimin." "Abendzeitung" shkruan: Notat e dobta shkojnë për hesap të kolicionit të madh sepse kështu duan qytetarët, pasi problemet vetëm sa përmenden dhe paketohen. Duket se në mes dy partive në koalicion ekziston një pakt paralizues. Kjo bën që secili partner të mos e ketë të vështirë të luaj taktikisht kundër tjetrit, aq sa të rrezikohet pushteti i përbashkët. Brenga e të dy partive në pushtet është krijimi dhe grabitja e pozicioneve sa më të mira për në zgjedhjet e reja. Pra kjo nuk ka të bëjë me përpjekjen për demokraci. Ditë të ftohta nëntorit me luledjelli politik, kështu e përshkraun aktualisht gjendjen e koaliconit qeveritar gjerman "Kölnische Rundschau". Gazeta shkruan se pamja aktuale e koalicionit tregon se shifrat e demoskopisë janë të këqinj. Ndërsa sipas gazetës "Westdeutsche Allagemien Zeitung" është mirë që partia SPD e ministrit të financave vazhdon të vejë në jetë programin e kursimeve. Mirëpo, me këtë nuk zgjidhet gjithçka. Nëse flasim pa shaka, brezat e sotëm i janë borxh qytetarëve të ardhshëm. Dua të them shkruan komentatori i kësaj gazete, se buxheti i sotëm i shtetit mund të quhet çdo gjë tjetër, por jo edhe i drejtë, sepse ai eshte shumë josocial. Shtypi gjerman komenton edhe temat ndërkombetare.Veçojme gazetën "Die Zeit" e cila merret me marrëdhëniet e Turqisë me BE-në. Ajo shkruan se Turqia e ka hapur këndvështrimin e saj në Lindjen e Mesme në drejtim të Iranit, ku sipas një ankete të fondacionit "German Marshal", 43 përqind e turqve shohin me kënaqësi në këtë drejtim. Në jug, ku bota arabe flet gjithnje më me përzemërsi për turqit myslimanë. Në Veri, në Rusi ku Turqia duket shumë më simpatike se sa aleati i NATO-s, SHBA-të. Pa venerimin e Evropës, në Lindje po krijohen aleanca të reja. Afrimi ruso-turk paraqet ndryshimin me të madh brenda kufijve të Evropës.
  • Data 04.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArnA
  • Data 04.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArnA