1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

261010 CPD-Bericht Transparency International

26 Tetor 2010

Korrupsioni në botë sipas Transparency International, nuk ka ndryshuar. Ai mbetet ende shqetësues. Në tre të katërtat e 178 vendeve të kontrolluara ka probleme serioze, thuhet në raportin e publikuar sot në Berlin.

https://p.dw.com/p/PoOw
Fotografi: picture-alliance/dpa

Situata vazhdon të jetë e zymtë. Transparency International vendos në prezantimin e saj të fundit renditjen e 178 shteteve sipas masës së korrupsionit , veçanërisht në sektorin publik. Shumica e vendeve kanë marrë nga ekspertët dhe menaxherët vlerësime të këqija.

Ky është një sinjal alarmant për zgjidhjen e problemeve globale si ndryshimet klimaterike dhe luftimi i varfërisë në vendet në zhvillim, tha kryetarja e kësaj organizate në Gjermani, Edda Müller.

Indeksi i korrupsionit 2010
Indeksi i korrupsionit 2010

Efektiviteti i programeve të konsiderueshme për ndihmë do të kufizohet për shkak të korrupsionit: “Nëse së shpejti do të flasim në Cancun për politikën mbi klimën, atëherë mesazhi është ky: Kujdes të paktën në përmirësimin sa më shumë të qeverisjeve, të fondeve të reja dhe të financimeve të reja”.

E ashtuquajtura Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit është bazuar në vlerësimet që janë marrë nga organizatat e njohura si Forumi Ekonomik Botëror, Bankën Botërore, Fondacioni Bertelsmann apo Freedom House në Washington.

Reputacionin më të mirë sipas e ekspertëve e gëzojnë vendet skandinave si dhe Singapori dhe Zelanda e Re. Si tejet të korruptuar mbahen zyrtarët dhe politikanët në vendet e shkatërruara nga konflikti si Iraku, Afganistani, Mianmar dhe Somalia. Sipas Transparency International, gjendja është përmirësuar në Butan, Kili, Ekuador, Gambia, Haiti, Xhamajka, Katari, Kuvajt dhe Maqedoni.

Si vende në rënje në indeksin e korrupsionit janë Greqia, Italia dhe Shtetet e Bashkuara, që renditen në vendin e 22. Ekspertët e shohin në mënyrë kritike një vendim të Gjykatës Kushtetuese në SHBA që lejon kompanitë që të japin donacione të pakufizuara partive politike. Kjo ka forcuar përshtypjen se në SHBA mund të blesh me para vendimet, thuhet në raportin e organizatës Transparency International.

Edda Müller, kryetare e TI për Gjermaninë
Edda Müller, kryetare e TI për GjermaninëFotografi: picture-alliance/dpa

Gjermania është, sikurse vitin e kaluar në vendin e 15-të.

Në hkallë evropiane Gjermania është në nivel mesatar, kritikoi Edda Müller: “Fakti që Gjermania në indeksin ndërkombëtar, ndodhet në një pozicion të mesëm, vjen edhe për shkak se Gjermania nuk e ka ratifikuar Konventën e OKB-së kundër korrupsionit. Sepse Gjermania, qeveria federale dhe Parlamenti nuk janë ende në gjendje të vendosin lidhur me rregullat për rryshfetet e deputetëve të cilën e trajton në mënyrë efektive paragrafi 108 i Kodit Penal”.

Ata që luftojnë korrupsionin kërkojnë për shembull, që jo vetëm blerja dhe shitja e votave në parlament të konsiderohet një krim, por të gjitha veprat që do të kryhen në këmbim të një favori të padrejtë, apo të përfitimeve të mundshme nga ata që njihen si palë e tretë.

Masa më të rrepta duhet të zbatohen në Gjermani edhe për sponsorizimin e të ashtuquajturave parti, që sponzorëve ju lejohet në këmbim të parave reklama për aktivitetet e partive. Prej kohësh ka pasur kritika ndaj sistemit gjerman të financimit të partive politike, por asgjë nuk është ndryshuar, kritikon Transparency International.

Si pozitiv organizata vlerëson faktin që në Gjermani është rritur numri i proceseve hetimore për shkak të rryshfeteve korruptive në sektorin publik. Kjo flet për një sensibilet më të lartë ndaj këtij problemi.

Autor: Bernd Gräßler/ Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama