Bosnje-Hercegovinë: Partitë nacionale fituese në zgjedhje | Ballkani | DW | 02.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bosnje-Hercegovinë: Partitë nacionale fituese në zgjedhje

Sipas rezultateve të para të pjesshme, partitë kombëtare të myslimanëve, serbëve dhe kroateve kanë fituar zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë. Presidiumi shteteror trekrerësh sipas të dhënave të komisionit zgjedhor përfaqësohet nga partia myslimane SIBH, partia serbe SNSD dhe ajo kroate HDZ.

Pllakate zgjedhore në Bosnje-Hercegovinë

Pllakate zgjedhore në Bosnje-Hercegovinë

Ditën e dielë 2,7 milionë votues boshnjakë u drejtuan drejt kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin dhe presidentin e ri të vendit. Rezultatet e para nxjerrin në krye partitë nacionale. Vëzhguesit zgjedhore më parë kishin komentuar se, treguesit e pjesëmarrjes së lartë në votime mund të jenë shenjë pozitive për forcat e moderuara në Bosnje-Hercegovionë.

Në garën elektorale u paraqitën 47 parti, 8 koalicione dhe 11 kandidatë të pavarur. Në parlamentin e ardhshëm të vendit do të ulen 47 deputetë.

Zgjedhjet e djeshme në BH u konsideruan si mjaft të rëndësishme, sepse bëhej fjalë për të ardhmen e Republikës, që vitin e ardhshëm pritet të marrë të drejta sovraniteti.

Gjatë fushatës zgjedhore tema më delikete e diskutuar ishte ajo nëse grupet etnike në vend do të ruajnë shtetin e përbashkët edhe pas dhënies fund të kohës së administrimit ndërkombëtar nën ish-ministrin gjerman, Kristian Shvarcshilling.

Nga ana e myslimanëve boshnjakë, kandidati kyresor, Haris Silajdxhiç kërkoi forcimin e shtetit qendror, ndërsa nga pala serbe, shefi i qeverisë, Milorad Dodik tërhoqi vëmendjen me parolat e kërkesat tij për veçimin e Republikës Srpska.

Lideri i opozitës boshnjake Haris Silajdzic para mediave u shpreh për rëndësinë e prezencës ndërkombëtare edhe në të ardhmen në vendin e tij, ruajtjen e Bosnjë-Hercegovinës si dhe vuri theksin tek rëndësia e zhvillimit ekonomik të Bosnjë-Hercegovinës:

"Pres që gjendja në BH të jetë më e mirë, që të shfrytëzojmë të gjitha përparësitë që ka BH dhe demokracia e vërtetë. Shpresoj se në vend do të kemi një demokraci të vërtetë. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare edhe më tej duhet të mbetet prezente në BH, sepse kjo është edhe pjesë e marrwveshjes së Dejtonit. Poashtu shpresoj që në rast ndryshimi të misionit, në Bosnje të kemi një mision të fuqishëm të BE-së. Për muaj të tërë po flasim për ruajtjen e BH, ndërkohë që rëndësinë më të madhe duhet t'ia kushtojmë ekonomisë. Duhen bërë edhe ndryshimet kushtetuese me synim ruajtjen e vendit, mirëpo nuk guxojmë të merremi vetëm me këtë çështje: duhet që të merremi me zhvillimin ekonomik.

Pas përfundimit të luftës civile, Bosnjë Hercegovina përmban prej vitin 1995 dy pjesë autonome, Republikën serbe dhe federatën boshnjako-kroate. Paqja në këtë vend garantohet nga 6000 ushtarë të BE-së dhe Natos, të cilët nuk do të tërhiqen nga vendi edhe pas përfundimit të mandatit të protektoratit.

  • Data 02.10.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcD
  • Data 02.10.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcD
Reklamë